Anulohen 5000 fluturime, Boeing 737 MAX kthehet në qiell në nëntor

AKTUALITET


Avionët Boeing 737 MAX nuk do të fluturojnë deri në 3 nëntor të këtij viti. Kompania “United Airelines Holdings”, ka njoftuar të premten se ky model avioni, duke do të përdoret për fluturime civile të paktën deri në 3 nëntor. Kjo shtyrje pasohet si rrjedhojë me anulimin e mbi 5000 fluturimeve gjatë muajit shtator dhe tetor. Shkak i kësaj shtyrje për të rikthyer në qiell avionët e rinj Boeing 737 MAX, janë bërë dy aksidente të rënda në Etiopi dhe Indonezi, të cilat i morën jetën 364 personave.

Kompania Boeing ka kërkuar më shumë kohë për të riparuar një defekt në sistemin elektronik të këtij modeli avinoësh, bazuar mbi gjetjet e Administratës Federale të Aviacionit. Boeing, e cila e kishte cilësuar më herët si një nga modelet më të mirë prodhimin e 737 MAX, shpreson në përmirësimin e programit të avionit dhe pritet të ritrajnojë përsëri pilotët të cilët do të drejtojnë këta avionë.


Për shkak të një problemi në programimin e avionëve Boeing 737 MAX, ku sistemi “MCAS” raportonte të dhëna të pasakta për pilotët, bëri që dy prej këtyre avionëve të rrëzoheshin në tokë, duke shkaktuar 364 viktima. Kompania Boeing i nxori jashtë përdorimit këta avion, duke i kthyer përsëri në fabrikë për të riprogramuar sistemin e këtyre avionëve. Ndalimi i fluturimeve të këtij modeli avioni, ka shaktuar dëme të mëdha financiare për kompaninë prodhuese por dhe kompanitë që i përdornin avionët për transportin e pasagjerëve.




Skip to toolbar