Apeli i jep pafajësi Rezart Taçit, rrëzohet Prokuroria

AKTUALITET


Gjykata e Apelit e Tiranës ka shpallur të pafajshëm biznesmenin Rezart Taçi, për akuzat për fshehje pasurie dhe mospagim taksash. Vendimi i Apelit rrëzon akuzat dhe ankimimin e prokurorisë duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë dhe duke dhënë pafajësi për biznesmenin.

Prokuroria ngriti akuzën se Taçi nuk kishte paguar 8 milionë euro detyrime tatimi dhe taksash teksa ishte një nga administratorët e ARMO-s.


Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli të pafajshëm. Por, prokuroria e ankimoi vendimin në Apel dhe e akuzoi Taçin se nuk kishte paguar 8 milion euro detyrime tatimi dhe taksash, duke shmangur TVSH-në apo taksën e karbonit, gjatë kohës që ka patur nën administrim kompaninë ARMO. Konstatimi u bë nga një audit i tatimeve që kontrolloi veprimtarinë për vitet 2011-2013. Rezart Taçi gjykohet në mungesë pasi prej disa vitesh ndodhet jashtë shtetit.




Skip to toolbar