Argjentina tregon ‘dhëmbët’, fiton ndaj Polonisë dhe pret tashmë Australinë 

Më të fundit


Argjentina ka mundur të fitojë ndaj Polonisë në këtë ndeshje të fundit të grupeve.

Pjesa e parë ishte intensive, aq sa të kaltërit fituan edhe një penallti në minutën e 39-të pasi Szczesny goditi me pëllëmbë Messin gjatë një ndërhyrje për të larguar topin.


Messi merr përsipër penalltinë, por portieri polak bën mrekullinë duke e pritur. Pjesa e dytë nis ndryshe, ku Argjentina gjen golin me anë të Mac Allister pas një asistimi nga Molina në minutën e 46-të.

Messi me shokë tentuan disa herë të gjejnë golin e dytë, dhe ia arrijnë në minutën e 67-të me anë të sulmuesit të Manchester City, Julian Alvarez.Me këtë fitore, Argjentina e mbyll aventurën e grupeve në vendin e parë me 6 pikë dhe tashmë do të përballet në fazën tjetër me Australinë.




Skip to toolbar