Australia i bashkohet Francës në raundin tjetër, shuhet ëndrra e Danimarkës dhe Tunizisë 

Më të fundit


Australia mori një fitore të madhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të Grupit D, teksa fitoi me rezultatin 1-0. Golin vendimtar e shënoi Khazri në fraksionin e dytë të lojës ndërsa Danimaka i jep fund rrugëtimit të saj në Katar duke zhgënjyer pritshmëritë.

Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm teksa nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, edhe pse ato mundësitë flagrante munguan. Sidoqoftë, Danimarka e detyruar edhe prej pikëve, ku i duhej vetëm fitorja tentoi të shfaqej më imponuese dhe Eriksen provoi kuadratin me një goditje tokazi në brendësi të zonës.


Por, fantazisti i Manchester United nuk pati shënjestrën e duhur dhe në këtë formë pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0. Në fraksionin e dytë, Australia arriti të konkretizonte shansin e saj nëpërmjet Leckie që dërgoi në festë të tijtë në minutën e 60-të. Një gol që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes me Australinë që me gjashtë pikë kualifikohet si e dyta e grupit dhe pret në fazën e ardhshme sfidën me fituesit e Grupit C. Hera e fundit që Australia kalonte grupin ishte në vitin 2006.

Fitore pa vlerë ajo e Tunizisë ndaj kampionëve të botës që zbritën në fushë me linjat e dyta duke lënë pushim pothuajse gjitjë skuadrën e parë.

Afrikano-veriorët edhe pse me 3 pikë nga kjo përballje, shkojnë në kuotën e 4 pikëve ndërsa Franca e mbyll grupin në vendin e parë me pikë të barabarta me Australinë por me golavarazh më të mirë dhe pret të mësojë sonte në darkë emrin e kundështarit.




Skip to toolbar