Austria u përball me Italinë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Europianit teksa ndeshja u luajt në stadiumin mitik ‘’Uembli’’ dhe përfundoi me rezultatin 2-1.
Në shkallët e stadiumit nuk mund të mos mungonin dhe tifozët shqiptar, të cilët kanë shprehur mllefin e tyre ndaj sulmuesit austriak Marko Arnautoviç, pas incidentit me shqiptarin Alioski në ndeshjen Maqedoni e Veriut-Austri, ku Arnautoviç shau nga nëna shqiptare Alioskin.
32 vjeçari austriak, u përball me pankarta të UÇK-së dhe një tifoz me një banderolë epike ku shkruhet ‘’Arnautoviç të fala mamit’’.

Sigurisht sulmuesit do t’i përcillet mesazhi nga miqtë shqiptar që ka në rrethin e tij shoqëror, gjë të cilën e ka pohuar edhe vetë.
Kujtojmë se Arnautoviç u dënuar me një ndeshje pezullim nga UEFA, pas incidentit me Alioskin.
