Arratisja e Daut Lazes, gjykata liron nga qelia 3 punonjësit e burgut të Shënkollit

AKTUALITET


Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia.

Gazetari i Klan News në Lezhë, Martin Marku, raporton se 3 punonjësit Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Sipas burimeve në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, ata kanë deklaruar se kanë qenë në detyre, por nuk e kanë konstatuar 49-vjeçarin duke u arratisur nga burgu.

Gjyqtari i çështjes, Lirim Bulica, pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi ndaj tyre masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për Gjin Ndokën dhe Mark Nikollin. Ndërsa për Zhaneta Mellën, punonjësja në sektorin e kamerave të sigurisë, u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitje.



Skip to toolbar