Arrestimi i Belerit, Idrizi: Greqia nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë

Më të fundit


Kryetari i PDIU-së deputeti Shpëtim Idrizi, ka komentuar reagimin e ministrisë së Jashtme Greke në lidhje me arrestimin e kandidatit për Bashkinë e Himarës, nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Fredi Belerit.

Idrizi përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Greqia nuk duhet që të përfshihet në punët e brendshme të Shqipërisë pasi Beleri nuk është kandidat në Greqi por në Himarë.


Ndër të tjera ai ka kërkuar nga ministrja Xhaçka që në vend që të takojë ambasadoren greke në Tiranë, duhet që ti japë notë proteste për përfshirjen e tyre në çështjet e brendshme të vendit tonë.

 “Vazhdojm të pranojmë të papranueshmen!!!

Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me një kanditat për Bashkinë e Himarës, që është shtetas shqiptar me kombësi greke?

Po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Bejleri?!Ministria, znj. Olta Xhacka, nuk duhet të takojë ambasadoren greke, por t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme Greke për ndërhyrje në punët e brendëshme të Shqipërisë”, shkruan Idrizi.




Skip to toolbar