Karabinierët në Katania, kanë arrestuar dy shqiptarë. Ata janë Fatjon Sulçaj 32 vjeç dhe Arjon Asanaj 25 vjeç, të cilët janë arrestuar pasi shisnin drogë, një sasi e të cilës u është gjetur në shtëpi.
Mësohet se dy shqiptarët kanë qenë për disa kohë nën vëzhgim nga policia italiane. Por arrestimi tyre është bërë falë ndihmës së dy qenëve me nuhatje speciale për drogat e forta.
Gjatë kontrollit në shtëpi dhe në makinat që ata përdornin, u gjetën dhe sekuestruan 3 gramë kokainë, 7 gramë marijuanë dhe 215 gram ketaminë, një material për paketimin e dozave të drogave dhe 7 mijë euro, të cilat ishin siguruar nga veprimtaria e paligjshme.
Të dy shqiptarët u arrestuan, Fatjon Sulçaj është dërguar në burgun e Caltagirone, ndërsa Arjon Hasanaj është mbajtur në arrest shtëpie.