Botërori i basketbollit, Spanja “kurorëzohet” kampione

SPORT


Spanja është shpallur Kampione e Botës në basketboll për meshkuj, pasi ka mundur në finalen e madhe Argjentinën me rezultatin 95-75, me ndeshjen finale që u zhvillua në Pekin. Skuadra spanjolle ka dominuar në të katër periodat, duke fituar me 20-të pikë diferencë ndaj rivalëve të Argjentiës. Në periodën e parë, Spanja fitoi me rezultatin 23 me 14, në të dytën 20-17, në të tretën 23-17 dhe në të katërtën 29-28.

Pavarësisht këtij përmirësimi të lojës në periodën e katërt, Argjentina nuk mundi të ndryshonte fatet e lojës, vendosur në tre periodat e para. Kjo është hera e dytë që Spanja shpallet Kampione e Botës në basketboll për meshkuj. Mediat spanjolle ia dedikojnë këtë sukses trajnerit Sergio Scarillo, i cili ka ditur të ndërtojë një skuadër kompakte dhe solide në parket.


Në të katër periodat e lojës, skuadra e  Spanjës mbajti nën presion kundërshtarët e Argjentinës, jo vetëm duke mos lejuar hapësira  në mbrojtje, por duke i sulmuar vazhdimisht. Një nga lojtarët që spikatën në këtë takim, ishte ricky Rubio me 20 pikë për Spanjën, ndërsa shkëlqyen gjithashtu dhe Rudy Fernandez, Marc Gasol, Sergio Llull dhe vëllezërit Gernangomez. Argjentina u udhëhoq nga Nicolas Laprovittola dhe Gabriel Deck, të cilët shënuan përkatësisht 17 dhe 24 pikë.




Skip to toolbar