Tre nga 6 personat e kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin janë arrestuar në Angli.
Të arrestuarit janë janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.
Pasditen e djeshme një gjykatës i gatshëm në Londër i vlerësoi të ligjshme konform legjislacionit anglez urdhër-arrestet e lëshuara disa ditë më parë nga gjykata e Lezhës.