Aksident i rëndë në Lezhë, kamioni përplas këmbësoren

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhe-Balldre.

Mësohet se një kamion ka përplasur një këmbësore, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. E dëmtuara është transportuar drejt spitalit rajonal te Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ana tjetër shoferi i kamionit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.




Skip to toolbar