Arrestohet ish-zyrtari i Vetëvendosjes

KOSOVA


Faruk Mujka kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” është arrestuar nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës.

Ai akuzohet për korrupsion dhe keqpërdorim detyre në kohën kur ishte nënkryetar I Komunës së Mitrovicës. Në këtë kohë kryetari i kësaj komune ishte Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje.


Në prangat e Policisë së Kosovës për të njejtat akuza ka rënë edhe Hysen Muzlikaj pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka qenë drejor i Kadastrës në Komunën e Mitrovicës së Veriut ndërsa tani mbante pozicionin e këshilltarit të Ministrit të Bujqësisë Faton Pecit.

Përgjatë operacioni të arrestimit të tyre policia e Kosovës ka konfirmuar edhe sekuestrimin e 60 mijë eurove.

Faruk Mujka i arrestuar këtë të premte ka qënë Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë , post nga i cili hoqi dorë në tetor të vitit 2021.about:blank

Megjithatë ai ka mbajtur funksionin e asambleistit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe ka qenë anëtar i Lëvizjes vetëvendosje deri në dhjetori të vitit të kaluar kur u zgjodh Kryeshef I Ibër Lepencit.




Skip to toolbar