“Patriotët” e Albin Kurtit në Mitrovicë arrestohen për korrupsion

KOSOVA


Policia e Kosovës, të premten, siç po raportojnë disa nga mediumet lokale të Mitrovicës, gjatë një aksioni ka arrestuar, ish-drejtorin e Komunës së Mitrovicës gjatë mandatit të kryetarit Agim Bahtirit, aktualisht këshilltarin e ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, Hysen Muzliukajn, nën dyshimet për korrupsion.

Muzliukaj, siç po raportojnë mediumet në fjalë po dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.


Muzlikaj ka qenë edhe kandidat për Kuvend Komunal në Mitrovicë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe Policia, të premten, po ashtu ka arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për dy këto arrestime ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra.about:blank

“Dy akterë të pushtetit të arrestuar sot mbi dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Po ju del ngjyra: Edhe koordinim edhe hajni. Kaq për këtë mëngjes!”, ka shkruar ajo shkurtimisht në rrjetin e saj social në Facebook.




Skip to toolbar