Arrestohet një prej organizatorëve të sulmeve ndaj KFOR-it në veri, plagosen tre policë

KOSOVA


Është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Bëhet fjalë për Milun Milenkoviç-Llune.


Sveçla tha se Milenkoviç i njohur me nofkën “Llune” është njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale. Ai shtoi se gjatë arrestimit të tij janë lënduar lehtë tre zyrtarë policorë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, tha Sveçla.




Skip to toolbar