Një funksionar i lartë i BDI-së është arrestuar në Maqedoninë e Veriut pas akuzave për shpërdorim detyre. Jahi Jahiu, i cili mban postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike, akuzohet për marrjen e një tenderi duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke i shkaktuar dëm shtetit prej 10 mijë eurove, që i ka përfituar në mënyrë të paligjshme gjatë 2014-2015.
Urdhri për arrestimin e tij është dhënë nga prokurorja për krimin e organizuar Vilma Ruskovska.