Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton me 101 vota “pro” qeverinë teknike

Maqedonia e Veriut është zyrtarisht nën drejtimin e qeverisë teknike prej 3 janarit 2020. Pasditen e të premtes, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi me 101 vota “pro” dhe asnjë “kundër” dhe “abstenim” qeverinë e re teknike. Ajo do të drejtohet nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Gjithashtu, u zgjodhën dhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE.  

Me Marrëveshjen e Përzhinos, në Qeverinë teknike anëtarë duhet të ketë edhe partia opozitare më e madhe në vend, siç është për momentin, VMRO-DPMNE-ja.

Pas miratimit të qeverisë në Kuvend, ata kabineti i ri mori ftesë nga Presidenti Stevo Pendarovski në selinë e presidencës.

Qeveria teknike u krijua pas dorëheqjes së Zoran Zaev, i cili nuk arriti të përmbushte premtimin për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Shpërthen Ali Ahmeti: Turp, po përçani shqiptarët

Kreu i BDI-së Ali Ahmetin ka shpërthyer gjatë një interviste për faktin që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë të bashkuar por të përçarë në disa parti të ndryshme. Gjatë një emisioni në TV21, Ahmeti u shfaq tepër nervoz dhe i irrituar, ku nuk munduan akuzat e forta por edhe përplasjet e duarve mbi tavolinë. Me një ton të ashpër dhe akuzues, Ahmeti i drejtua partive politike shqiptare se po përçajnë shqiptarët, në një kohë që duhet të shfaqen të bashkuar për t’i përfaqësuar ato. “Është turp i madh  që të shkoj në takime dhe 6 delegacion shqiptare janë atje si përfaqësues, ndërkohë që maqedonase janë vetëm 2.” është shprehur ndër të tjera Ali Ahmeti. Ai  bën thirrje që shqiptarët të bashkohen dhe të kenë një përfaqësim sa më të denjë në parlament.

Le të mbledhin mendtë dhe të organizohen t’i bashkojnë shqiptarët dhe jo t’i përçajnë shqiptarët. I kanë bë pikë e pesë shqiptarët. Turp më vjen të shkoj nëpër takime, nga gjashtë delegacione shqiptare janë atje. I kemi thënë vetes shqiptarë me shkollë me universitet, çfarë universitetet kemi ne, çfarë shkolle kemi ne, turp i botës është kjo, gjashtë delegacione shqiptare, dy maqedonase. Vjen BESA me gjashtë veta brenda vetes se nuk i besojnë njëri tjetrit, Sela me tre a katër, Thaçi me dy a tre, Ahmeti me dy a tre, Ostreni me dy a tre, kjo është turp. Dhe po më flisni këtu se unë i kam ofenduar ata. Gjema shembullin më të vogël dhe unë do të tërhiqen nuk do t’i nënçmoj shqiptarët. Me horra nuk ulem, me horra jo. Kam të drejtë morale që tu drejtohem shqiptarëve se nuk u duhen nga 10 parti politike.”, thotë Ahmeti.

Sa i madh!Lider!

Gepostet von Bujar Osmani am Sonntag, 20. Oktober 2019

Ikën Zaev, Maqedonia e Veriut cakton datën për zgjedhjet e parakohshme

Maqedonia do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 12 prill 2020. Data u vendos gjatë mbledhjes së liderëve të partive politike me presidentin e vendit Stevo Pendarovski.

Pas marrjes së “jo” nga BE për negociatat, kryeministri Zaev dha dorëheqjen duke rrëzuar qeverinë. Presidenti Pendarovski vendosi që deri në mbajtjen e zgjedhjeve vendi do të drejtohet nga qeveria teknike 100 ditëshe dhe në krye të saj do jetë vetë ai.  

Në takim ishin të pranishëm kryeministri dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev, lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, lideri i BDI, Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Menduh Thaci.  Tashmë Maqedonia e Veriut do përgatitet për zgjedhje të parakohshme, ndërsa në prill 2020 qytetarët do vendosin për qeverinë e re.

Zoran Zaev tha se data u arrit me  konsensus të plotë mes palëve.

“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjës dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zaev.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela tha se u zgjodh pikërisht kjo datë sepse deri atëhere Maqedonia e Veriut pret anëtarësimin e vendit në NATO.

“Ne ishim të vetmit që e zbukuruam këtë takim sepse ishim prezent bashkë më një zonjë. Ajo që tanimë është konfirmuar, më 12 prill shkojmë në zgjedhje, ne si parti ishim të gatshëm, por 12 prilli u zgjodh për arsye se deri atëherë presim anëtarësimin e vendit në NATO. Qytetarët më 12 prill kanë shans që ta kthejnë shpresën tek të rinjtë, të cilët kohëve të fundit po braktisin shtetin në pamundësi që të prosperojnë këtu”, tha Sela.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e cilësoi takimin tejet konstruktiv, ndërsa tha se të gjitha partitë janë shprehur të vendosura për të punuar fort, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në familjen e madhe të BE.

“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternativa e jonë e vetme është Bashkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar.  Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”- tha Ahmeti.

Maqedonia e Veriut vendos sot për zgjedhjet e parakohshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski takohet të dielën me liderët e partive kryesore në vend, pas reufzimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave. Në takimin e së dielës, organizimi i zgjedhjeve parlamentare pritet të jetë në krye të axhendës së diskutimeve. Një ditë më parë, Zoran Zaev, kërkoi zgjedhje të parakohshme, që sipas tij, “populli të vendos për rrugën në të cilën duhet të ecë Maqedonia e Veriut”. Ndërkohë, edhe liderët e partive shqiptare, janë shprehur gati për zgjedhje të parakohshme. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë e vendit.

“Mendoj që zgjidhja më e mirë për vendin është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk do doja që ne të vendosemi në gjahtarë të fajeve sepse është e papranueshme të pranosh faj të pabërë. Republika e Maqedonisë së Veriut është një dëm kolateral i vetë dallimeve që ka BE. Në këtë rast Franca ka shfrytëzuar të drejtën statutore të vetos, për arsye se vetë BE është në kërkim të ndërtimit të situatave të reja për zgjerim. Lideri i kësaj ideje është Franca. Me keqardhje e kanë pritur të gjitha kancelaritë e Europës”, deklaroi Ahmeti.

Ndërkohë, kreu i partisë opozitare VMRO DPMNE Hristijan Mickovski deklaroi se kërkesa e Zaev për zgjedhje, tregon se vetë kryeministri pranoi dështimin për negociatat.

“Ligji është i qartë, dihet se çfarë do të thotë zgjedhje parlamentare, çfarë nënkuptojnë ligjet në zgjedhjet parlamentare, etj. Thjesht duhet t’i respektojmë dhe menjëherë të shpallim zgjedhje dhe të formojmë qeveri teknike, kryeministër teknik dhe të shkojmë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski.

Edhe Lëvizja Besa ka përshëndetur  propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ky subjekt politik rikonfirmojnë qëndrimin e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në kohë sa më të shpejtë. Takimi i Pendarovskit me liderët e partive kryesore në Maqedoninë e Veriut është caktuar të mbahet në ora 17:00 në rezidencën presidenciale “Villa Vodno”.

Maqedonia e Veriut, “PO” nga Gjermania për negociatat

Deputetët e koalicionit CDU/CSU votuan Rezolutën Pro hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Partia e kancelares Merkel i thanë “PO” hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE, pa kushte. Në rezolutën e votuar vlerësohej përparimi që Maqedonia e Veriut kishte bërë me ecjen para të reformave dhe implementimin e tyre.  

Bundestag gjerman vlerëson progresin që ka bërë Maqedonia Veriore që nga qershori 2018 për Implementimi i Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidh mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë si dhe vlerësoi përparim e arritur në rivendosjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias për sundimin e ligjit. Në rezolutë u vlerësuan edhe arritjet e bëra deri tani nga Maqedonia e veriut në reformën e administratës publike, ligjit antikorrupsion etj.

Rezoluta kërkon që Maqedonia e Veriut të vijojë punën e saj me reformat dhe për të përmbushur kriteret e pranimit, veçanërisht në fushat e sundimi i ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që janë edhe baza e ADN-së së Bashkimit Europian.

Të martën CDU/CSU i dha dritën jeshile edhe Shqipërisë duke i vendosur si kusht parësor zgjidhjen e krizës politike në vend. Bundestagu pritet të miratojë më 26 shtator pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa më 18 tetor do të jenë të gjitha vendet anëtare të BE-së që do të japin vendimin përfundimtar në lidhje me negociatat për të dy shtetet.

Trafikonte makina nga Maqedonia, pranga një personi

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të trafikut të automjeteve në mënyrë të paligjshme nga jashtë vendit. Sipas një komunikate zyrtare të Policisë së Elbasanit, mësohet se është arrestuar një shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Konkretisht, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, finalizoi operacionin “Rrajca 2019”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet; Xh. B., 53 vjeç, lindur në Prrenjas, Librazhd, dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut. 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër jashtë pikave të kalimit kufitar, nga shteti i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë. Në kuadër të operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një autoveturë e markës Volksëagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonise së Veriut, në pronësi të një shtetasi maqedonas.

Automjeti është vjedhur në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe me pas trafikuar në Shqipëri. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e disa automjeteve të trafikuara nga ky grup personash (për të cilët nuk jepen të dhëna për arsye hetimi). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Skandali “Zhvatja”, pas arrestimit, prokurores speciale i vdes e ëma

Pak çaste pas arrestimit të prokurores speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, një tragjedi ka ndodhur në familjen e saj. Nëna e prokurores Janeva ka ndërruar jetë pas arrestimit të bijës nga forca të shumta policie në banesën e saj. Duket se ajo nuk e ka përballuar dot skenën e arrestimit që pa duke i përkeqësuar shëndetin.

Edhe pse një tragjedi e tillë nuk pritej, kjo nuk do t’i lehtësoj aspak pozitat dhe akuzat me të cilat përballet prokuroria speciale Katica janeva pas skandalit “Zhvatja” që tronditi themelet e qeverisë maqedonase.

Janeva u arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj dhe u dërgua në polici, e rrethuar nga forca të shumta speciale.

Bazuar në një video-incizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në skandalin e korrupsionit për t’i lehtësua procesin gjyqësor biznesmenit Orce Kamçev, i cili mbahej në arrest shtëpiak pas një afere tjetër korruptive. Në video shfaqen Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat duke marrë paratë dhe i premtojnë biznesmenit se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor.

Përplasja tregtare Shkup-Prishtinë: Tarifat do të hiqen

Kosova dhe Maqedonia e Veriut i kanë vendosur njëra-tjetrës masa reciprociteti dhe tarifa ndaj disa produkteve specifike duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonominë e të dy vendeve. Kjo situatë që vijon prej pak muajsh, kanë bërë që ministrat ekonomisë dhe tregtisë të dy vendeve të takohen të martën në Prishtinë. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi janë takuar për të gjetur një zgjidhje mbi përplasjet tregtare që nisën kur Maqedonia e Veriut ndaloi importin e peshkut me arsyetimin se agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane. Kosova reagoi duke bllokuar importin e patates dhe mjaltit.  

Kjo solli dëm në ekonomi, por duket se ky ngërç tregtar do të marrë fund brenda javës. Ministri kosovar Endrit Shala premtoi se brenda së premtes tarifat do të hiqen. “Jemi dakorduar që deri në fund të javës të dy vendet të heqin barrierat që u vendosën për bizneset tona.” Ndërsa ministri i Maqedonisë së Veriut, Bekteshi sqaroi se masat janë marrë vetëm në funksion të sigurimit të cilësisë dhe zbatimit të kushteve të vendosura nga BE. “Masa nuk është e ndërmarrë vetëm ndaj Republikës së Kosovës por është një masë ndaj të gjitha shteteve që nuk e implementojnë monitorimin aktiv ose pasiv sipas kushteve të BE.’

“Fshesa” e Zaev pastron 75 zyrtarë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shkarkuar mbi 75 drejtorë të ndërmarrjeve dhe agjencive shtetërore, për shkak të mungesës së rezultateve me këto ndërmarrje. Shkarkimet do të prekin 31 drejtori, 40 borde dhe 3 agjenci inspektoratëve.

Këto shkarkime ishin paralajmëruar edhe më herët nga Zaev, i cili tha se këto institucione nuk kanë treguar rezultate pozitive në arritjen e objektivave të tyre. Institucionet e prekura nga shkarkimin, janë ndër më të rëndësishmet në vend, ndërsa drejtuesit e larguar ishin pjesë e thuajse të gjitha partive politike, përfshirë edhe shqiptarë.

Këto shkarkime vijonë si pjesë e riformatimit të qeverisë, pas akuzave që qeverisja Zaev ka marrë për mospërmbushje të premtimeve dhe mungesë të rezultateve.

Gruevski mesazh nga arratia: Do kthehem

Akuzat për shpërdorim detyre, nuk e pengojnë ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski të shkruaj në facebook dhe të bëjë disa deklarata të forta.

Gruevski ka reaguar me një status në Facebook duke komentuar përurimin e një rrugë të re kryesore në Maqedoninë e Veriut. Ai ka shkruar se rruga është bërë në kohën kur në pushtet ka qenë VMRO-DPMNE-së, duke i dërguar mesazh pushtetit aktual që ta mirëmbajnë siç duhet deri sa ai të kthehet. Gruevski madje ka thënë se një meritë të madhe për ndërtimin e kësaj autostrade ka edhe ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski, ndaj të cilit janë ngritur procedura për shpërdorim të detyrës.

“Le të jetë me fat autostrada Shkup-Shtip. Këta hajnat e pushtetit, le të përpiqen së paku ta mirëmbajnë siç duhet. Të mos jetë i shkatërruar kur të kthehem! Përshëndetje nga Budapesti” – ka shkruar Gruevski

Autostrada Shkup-Shtip është një nga arteriet kryesore për Maqedoninë Lindore.

Skip to toolbar