Arritja e paqes në Ukrainë, me sytë nga Vatikani? Nura: Ja pse i intereson edhe Putinit

BOTA


Ditët e fundit e gjithë bota ka hedhur vështrimin drejt Vatikanit ndërsa sa vijnë e shtohen premisat për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Me zgjedhjen e Papa Leonit XIV, shihet që Vatikani mund të marrë një rol thelbësor në arritjen e paqes mes dy vendeve.

Gazetari dhe analisti Artur Nura, i ftuar në emisionin “Real Story” komentoi dhe qëndrimin e presidentit Donald Trump, i cili e ka përgëzuar rolin e shprehur nga Vatikani për të negociuar marrëveshjen e shumëpritur e të kërkuara nga Ukraina dhe Rusia.

Ai theksoi se zgjedhja e Vatikanit ka një simbolikë thelbësore.

Sipas tij, nëse Vladimir Putin pranon të shkojë në Vatikan për arritjen e paqes, atëherë automatikisht bie dhe urdhër-arresti ndërkombëtar, që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar ndaj Presidentit të Rusisë.

“Trump vjen si konservator, ka një zgjedhje ideologjike për paqen. Ka premtuar për 24 orë paqen dhe ka një lloj presioni për atë që s’ka realizuar, Premtoi dhe mori pushtetin me këtë.

Janë një sërë zgjedhjesh, që është zgjedhur Vatikani.Unë besoj se ajo do të mbahet, sepse i konvenon edhe Putinit. Nëse Putini vjen në Vatikan, në Romë dmth, bie dhe mandati i arrestit dhe është një gjë e madhe në rastin konkret. Sigurisht dëmtohet perëndimi në filozofinë e vet dhe këtë e bën Vatikani që nuk është shtet si të tjerët”, tha ai



Skip to toolbar