Arsenal firmos me Nicolas Pepe, rekord historik për vlerën e transferimit

SPORT


Arsenali ka vendosur një rekord në tregun e transferimeve në klub, duke i rrëmbyer Lille sulmuesin anësor Nicolas Pepe për 80 milionë euro. Lajmin e ka dhënë vetë klubi anglez, duke publikuar një njoftim zyrtar për arritjen e marrëveshjes me Lille për transferimit e Nicolas Pepe.

24-vjeçari ka firmosur një kontratë për pesë vite me Arsenalin, dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 19. Pepe luajti 80 ndeshje për Lille duke shënuar në total 37 gola dhe asistuar në 18 të tjerë. Ai bëhet transferimi më i shtrenjtë i Arsenalit pas ardhjes së Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette verën e kaluar, përkatësisht për 63 dhe 53 milionë euro.


“Nicolas është një anësor me shumë vlera dhe me talent, i cili u kërkua nga shumë skuadra të mira në Evropë”, është shprehur Emery pas mbërritjes së sulmuesit te “Topçinjtë” e Londrës.

“Firma me një anësor të klasit të lartë ka qenë një nga objektivat e Arsenal në këtë periudhë transferimesh dhe unë jam i kënaqur që ai po bashkohet me ne. Ai do të shtojë ritmin, fuqinë dhe kreativitetin, me qëllim që të sjellë sa më shumë gola në ekipin tonë”, ka thënë trajneri i Arsenalit. Pepe është nënshkrimi i katërt i Arsenalit gjatë verës pas ardhjes së William Salida, Gabriel Martinelli dhe Dani Ceballos i ardhur në formën e huazimit nga Real Madrid.




Skip to toolbar