Mustafi s`mjafton, Arsenal ndalet nga Guimares

AKTUALITET


Arsenal u ndal në barazim 1-1 në transfertën e Guimares në Portugali, në takimin e raundit të katërt të Europa League. Skuadra e Unai Emery ishte zotruese e topit gjatë gjithë lojës, por  vetëm kaq. Vendasit dominuan në gjithçka tjetër. 15 herë gjuajtjen portën lojtarët e skuadrës portugeze, në raport me 7 gjuajtje të skuadrës së Arsenal.

Por mbrojtja e “Topçinjëve” ishte në lartësinë e duhur mbrëmjen e të mërkurës. Madje dhe goli erdhi nga lojtarët e mbrojtjes. Në të 81` Arsenal fitoi një goditje dënimi. Pepe mori përsipër gjuajtjen e topit, duke e dërguar atë në krahun tjetër të zonës ku Shkodran Mustafi i pambuluar nga mbrojtja vendase, gjuan me kokë dhe dërgon topin në rrjetë. Avantazhi i Arsenalit zgjati vetëm dhjetë minuta.


Në të 91`, lojtarët e Guimares dalin në sulm. Edwards futet në zonë dhe gjuan topin te Rochina, i cili tenton me kokë por topi nuk ka forcë për të shkuar në portë. Megjithatë, në zonë gjendet Duarte që me roveshatë mposht Martinez dhe vendos barazpeshën në fushën e lojës. Arsenali vijon të kryesojë Grupin F në Europa League me 10 pikë, ndërsa lë pas Eintracht Frankfurt me 6 pikë, por që do të duhet të përballet te enjten me St. Liege.




Skip to toolbar