Analisti i njohur Roland Bejko, i ftuar në “Real Story” u shpreh se certifikata e vettngut i ka bërë gjyqtarët arrogantë të theksuar.
“Fakti që kanë marrë në thonjëza “certifikatën e virgjërisë”, që është certifikata e vettingut, mendoj se i ka bërë arrogantë një pjesë të mirë të gjyqtarëve, sepse varet edhe nga niveli kulturor i tyre”, theksoi ai.
Sipas tij, me reformën e re në drejtësi të gjithë menduan se do funksiononte ndarja e pushteteve, por zhvillimet e fundit shtoi ai po dëshmojnë të kundërtën. Ai theksoi se kjo gjë ndodh në Shqipëri për arsyen se askush nuk është në vendin e vet.
“Para vettingut, gjykata ka pasur afilacion përgjithësish të dukshëm me atë që ishte në pushtet. Ai që ishte në pushtet kishte influencat mbi drejtësinë.
Me reformën e re në drejtësisë, ne u gëzuam të gjithë se do bëhej një ndarje e qartë e pushteteve, por balanca dhe kontrolli do t’i zgjidhte përplasjet. Në Shqipëri askush nuk është në vendin e vet”, tha ai.


