SPAK kontrolle te banesa e ish-kryepolicit Ilir Proda, verifikim edhe personave të tjerë me urdhër të GJKKO!

AKTUALITET


Me urdhër të Gjykatës së Posaçme, SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal.

Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të personave të tjerë.

Ende nuk ka informacione zyrtare për shkakun e këtij aksioni, por më herët Proda ka qenë i akuzuar nga opozita si i implikuar në disa çështje, mes tyre lidhjet e tij me disa grupe kriminale, por që asnjëherë nuk kanë pasur prova.

Më herët SPAK i ka bllokuar dhe verifikuar Prodës edhe telefonin.

SPAK pritet të japë detaje pas përfundimit të këtij operacioni.



Skip to toolbar