Asnjë vdekje, 19 raste të reja me Covid në Kosovë

KOSOVA


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja me koronavirus nga 2,672 testime.

MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 persona.


Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 992 raste të infektuara me COVID-19. 2 mijë e 265 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Ndërsa, mbi 700 mijë testime për COVID-19 janë kryer në vend.




Skip to toolbar