“Julian Assange përdori ambasadën e Ekuadorit në Londër si qendër spiunazhi”. Kështu ka deklaruar kreu i shtetit të Ekuadorit.
Lenini Moreno tha gjithashtu se asnjë komb tjetër nuk ka ndikuar në vendimin për ti revokuar azilin themeluesit të WikiLeaks, i cili u tërhoq të premten me forcë nga Ambasada dhe u arrestua nga policia britanike.
Në një intervistë për The Guardian, presidenti Moreno tha se qeveria e kaluar e Ekuadorit i siguroi Assange lehtësira brenda ambasadës për të marrë informacione si dhe për të ndërhyrë me materiale të fshehta në vendet e tjera.
“Çdo përpjekje për të destabilizuar është një veprim i dënueshëm për Ekuadorin, sepse ne jemi një komb sovran për politikën e secilit vend. Nuk mund të lejojmë shtëpinë tonë, shtëpinë që i hapi dyert, të kthehet në qendër spiunazhi”, citohet të ketë thënë presidenti.
Moreno i cili erdhi në pushtet në vitin 2017, dha vendimin për ti dhënë fund qëndrimit 7 vjeçar të Assange në ambasadë. Por kush e kërkon aq shumë Assange? Sipas BBC, sigurisht që qëndron Amerika edhe pse presidenti Trump thotë se nuk ka gisht në dënimin e tij. Nga ana tjetër prokuroria suedeze ka ndër mend të rikthejë hetimin për çështjet e përdhunimit ku akuzohet themeluesi i ËikiLeaks edhe pse çështja u mbyll para dy vitesh.
Frika e Assange është ekstradimi i tij në Amerikë, pasi dyshohet se ai u fut në kompjuterin e Pentagonit dhe nga aty vodhi informacione sekrete shtetërore.