Atentat në Elbasan, vritet me plumb në kokë 26-vjeçari, plagoset një tjetër

AKTUALITET


Një vrasje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e të premtes në fshatin Përparim të Elbasanit. Një person hapi zjarr me breshëri automatiku drejt dy personave të tjerë, që po qëndronin në makinën e tyre para një lokali. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Andi Zylyfi, 26 vjeç dhe ka mbetur i plagosur Ardit Uruçi , 23 vjeç.

Dy të rinjtë kanë qenë brenda në makinë, parkuar para një lokali buzë rrugës Elbasan-Peqin, kur një person ka qëlluar me armë nga një automjet në ecje. Andi Zylyfi është qëlluar disa herë dhe si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa mësohet se ai është djali i një ish polici të burgut të Peqinit.


I plagosur ka mbetur 23-vjeçari Ardit Uruçi , i cili ndodhej në makinë me viktimën. Ai ndodhet në reaminacionin e spitalit Rajonal të Elbasanit, në gjendje të rëndë, pasi ka marrë një plumb në kokë dhe një në këmbë.

Atentati ndaj tyre dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Deri tani janë shoqëruar në polici 13 persona, dëshmitarë të ngjarjes. Ata po pyeten për të hedhur dritë për zbardhjen e rrethanave që mund të ndihmojnë për të identifikuar autorin.




Skip to toolbar