Atentati ndaj Irakli Davellës/ Gjykata greke lë në burg të arrestuarit: Nuk kemi gisht, do flasim kur të njihemi me provat

AKTUALITET


GREQI- Kanë dalë sot para Gjykatës në Greqi, dy të dyshuarit për atentatin e 15 dhjetorit në Thrakomakedones të Athinës, ku mbeti i vrarë 47-vjecari Irakli Davella dhe të plagosur 46-vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa si dhe një shqiptar tjetër.

Dy të dyshuarit Jenis Tulja, 44 vjeç dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç, mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Ata refuzuan të jepnin deklarime para trupit gjykues duke u shprehur se kërkonin të njiheshin fillimisht me provat, veçanërisht ato audiovizive, të cilën siç përmendën avokatët mbrojtës, ende nuk e kanë marrë.

Konkretisht, në deklaratën e tyre me shkrim, avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Manolis Anastasakis dhe Spyridon Dionysiotis, shprehen:

“Klientët tanë mohuan akuzat dhe më pas ushtruan të drejtën e tyre për të heshtur, sepse nuk na u vu në dispozicion materiali shkresor i gjithë hetimeve paraprake dhe konkretisht i gjithë materialin audio-vizual që është edhe mjeti dominues i provës. Ne rezervojmë të drejtën për një seancë shtesë kur dhe nëse marrim vesh këto detaje.”



Skip to toolbar