Atentati në Patra të Greqisë, ky është 27-vjeçari i vrarë

AKTUALITET


I riu që shihni në foto është Marios Mataj, shqiptari që ndërroi jetë gjatë atentatit me armë zjarri që ndodhi dje në Patra të Greqisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në zonën e Agia Sofise, në kryqëzimin e Kurtësit. 27-vjeçari u plagos me armë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët thuhet se qëlluan 5 herë, ndërsa njëri prej plumbave i kishte ngelur në kokë. Mediat greke kanë siguruar fotot e të riut, i cili ndërroi jetë sot në spital, ndërsa thuhej se ishte në vdekje klinike.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar nga makina shqiptarin, i cili ishte po ashtu në një mjet tjetër.



Skip to toolbar