Një orë pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vdekur një person, Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen. Viktima e këtij atentati është 26-vjeçari Santiago Malko, ish efektiv i patrullës së policisë.
Sipas policisë, mësohet se autorët e ngjarjes dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, aty ku kanë djegur mjetin e tyre “Mercedes Benz”.
Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Ndërkohë ekspertët e kriminalistikës po mbledhin prova në vendgjarje që do të ndihmojnë hetimin.
Policia ka nisur shoqërimin e disa personave që mund të kenë dijeni pë rrethanat e krimit. Gjatë kohës së atentatit mësohet se 26-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip BMW X5, ndërkohë që autorët e kanë qëlluar në kokë.
Ndërkohë, 26-vjeçari, Santiago Malko, ka pasur tre vite më parë një konflikt me dy shtetas të tjerë, pasi personat kanë pasur disa pika bastesh në zonën ku ka ndodhur ngjarja.