COVID-19, Nga kërkesa për rihapjen e kufijve tokësorë tek apeli për qytetarët, zbardhet takimi i Metës me Manastirliun

Teksa numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë vijon të jetë i lartë, presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me kërkesë të tij me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit e informoi Metën se në zbatim të strategjisë së hartuar dhe propozimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, janë marrë masat për sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale, rritjen e kapaciteteve të testimeve, kapaciteteve spitalore dhe burimeve njerëzore.

“Strategjia që po ndjekim ka nevojë për bashkëpunimin e qytetarëve për të përballuar situatën e shkaktuar si pasojë e COVID-19. Vetëm nëpërmjet zbatimit të masave dhe protokolleve, nëpërmjet shembullit personal, do të mundemi t’ia dalim së bashku, edhe në këtë fazë të pandemisë”, – tha Manastirliu.

Kreu i Shtetit pasi e siguroi Ministren për solidaritetin dhe mbështetjen e tij të plotë për institucionet shëndetësore, shprehu falenderim dhe mirënjohje për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës që janë duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal në vijën e parë të frontit. Ndër të tjera ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, si dhe nevojën e rritjes së masave mbrojtëse për mjekët. Kreu i Shtetit apeloi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit të ri turistik.

Në këtë kuadër, presidenti Meta dhe ministrja Manastirliu theksuan domosdoshmërinë e vijimit të koordinimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore. Gjithashtu, kreu i Shtetit nënvizoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të COVID-19, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë. Presidenti Meta dhe Ministrja Manastirliu theksuan se “është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të masave mbrojtëse, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare”.

Pandemia e COVID-19, pas gjykatës, pezullohet puna dhe në Prokurorinë e Kavajës

Pas Gjykatës së Shkallës së Parë të Kavajës dhe Gjykatës së Apelit në gjendje të pezulluar do të qëndrojë dhe Prokuroria e Kavajës, ku përjashtim do bëjnë vetëm rastet e gjykimeve emergjente për shqyrtimin e masave të sigurisë.

Sipas burimeve të “News 24” dhe “BalkanWeb” e njëjta masë pezullimi është marrë edhe për Prokurorinë e Kavajës pasi në të njëjtën godinë punojnë dhe Prokurorët e Apelit Durrës. Prokuroria që është në zbatim të procedurave sipas vendimit të gjykatës pasi punojnë në funksion të saj, pa marr masa mbrojtëse, duke punuar sipas vendimin të KM për situatën e pandemisë, por dhe udhëzimit të Prokurorisë së Përgjithshëm.

Të njëjtat burime konfirmojnë se deri tani asnjë prokuror në Kavajë nuk është i prekur me COVID-19, por është urdhëruar marrja e masave si dhe për dizinfektimin e godinës së Prokurorisë.
Kujtojmë që sot Gjykata e Shkallës së Parë të Kavajës dhe Gjykata e Apelit e Durrësit u mbyllën pasi kryetari i saj dhe një gjyqtare kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Qeveria publikon amnistinë fiskale. Projektligji përjashton krerët e shtetit, ministra, deputetë, prokurorë e gjyqtarë

Edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtarë disa ditë më parë u shpreh kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale pasi sipas institucionit ndërkombëtar do të krijonte mundësi për pastrim parash dhe evazion, qeveria ka avancuar duke hedhur për konsultim projektligjin e amnistisë fiskale.

Kjo Amnisti u mundëson qytetarëve dhe bizneseve formalizimin e pasurive pa u justifikuar mënyrën se si janë krijuar këto të ardhura, duke u përjashtuar edhe nga ndjekja penale. Në nenin 6 të projektligjit parashikohet një listë e gjatë e atyre personave që përjashtohen nga amnistia dhe që përfshijnë që nga kabineti qeveritarë aktual si dhe ata që kanë qënë në poste të rëndësishme në të kaluarën si: Presidenti, Kryeministri, kryetari i klshKLSH, avokati i popullit, prokurorët, gjyqtarët, ministrat, deputetë.

Sipas projektligjit është propozuar që legalizimi i të ardhurave do të kryhet kundrejt një tatimi që do të paguajnë individët të ndarë në disa kategori. Aminista do të zgjasë një vit. Të gjithë ata që do të deklarojnë brenda 4 muajve të parë pas hyrjes në fuqi të ligji tatimi do të jetë 5% i të ardhurave. Ata të cilët do të deklarojnë në 4 mujorin e dytë, tatimi do të jetë 7% dhe për ata që do ta lënë këtë proces në 4 muajit e fundit të amnistisë atëherë tatimi do të jetë 10%, pra dyfish më i lartë.

Do të jetë një strukturë e posacme që do të ngrihet pranë tatimeve për realizimin e amnistisë. Deklarimi vullnetar mund të bëhet pranë kësaj strukture ose pranë bankave të nivelit të dytë. Ky tatim për deklarimin e pasurive vlen edhe për ato pasuri që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkasin emigrantëve apo individëve që jetojnë në vendin tone.

Vijon zinxhiri i infektimeve, 4 rastet e reja në Korçë, kontakte të të prekurve më herët

Katër rastet e reja në Korçë që u konfirmuan edhe sot nga Ministria e Shëndetësisë janë kontakte të personave të infektuar me parë ne këtë qytet por dhe në Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për kontakte të personave të fundit që kanë rezultuar me këtë virus ndërsa nga mjekët epidemiologë po punohet intesivisht për izolimin e kontakteve si dhe shkëputjen e zinxhirit te transmetimit.

Edhe qyteti i Pogradecit shënoi një rast ditën e sotme, kontakt i afërt i personave të tjerë të infektuar më herët. Numri i të infektuarve në qarkun e Korçës, në total shkon në 46.

“Situata është më shumë se dramatike për turizmin”, analisti Vasjari ia thotë në sy ministrit. Klosi: Turizmi do mbijetojë në 2020

I ftuar përballë ministrit të Turizmit dhe Mjedistit, Blendi Klosi është analisti Arjan Vasjari. Studioja e emisionit “Real Story” me Sokol Ballën u zhvendos këtë javë në Vlorë, aty ku u fol për turizmin.

Në panoramën e tij, Vasjari e përshkroi si dramtike situatën në të cilën ndodhen operatorët turistikë këtë vit, si pasojë e pandemisë së Covid 19.

Arjan Vasjari: Mësohuni me vuajtjen! Është një situatë një gjendje reale që e kam konstatuar me shumë nga operatorët. Situata është më shumë se dramatike. Një pjesë e tyre janë të pakënaqur me masat e marra nga qeveria. Më kanë thënë që tatim fitimi duhet hequr, taksat e bashkisë po ashtu. Vendet e Ballkanit janë parashikuar të jenë vendet më të goditura sa i përket turizmit.

Blendi Klosi: Nuk i heq asnjë presje problemeve që ka turizmi. Jemi më korrik dhe plazhi është bosh këtu në Vlorë. Sigurisht që është dramë e madhe. Por ne u hapëm më 1 qershor, ju e patë vetë që ka turistë që vijnë me chartera nga Bjellorusia, Polonia janë fokusuar kryesisht në Durrës e Vlorë, hapja e transportit detar do sjellë sërish turistë nga Italia. Sa i përket politikave të ndjekura nga qeveria duhet pranuar që turizmi mori mbështetje. Në 2 javëshin e dytë të korrikut nuk do kemi përkeqësime, besoj tek ardhja e italianëve, emigrantëve që vijnë si cdo vit dhe vëllezërit dhe motrat e Kosovës. Kjo fashë përbën 90% të atyre që një vit më parë kanë vizituar Shqipërinë. Turizmi do mbijetojë në 2020

Arjan Vasjari: Nuk besoj që do të jetë kështu. Se stina e COVID e penalizon shumë

Klosi: Pavarësisht krizës nga pandemia, këtë vit janë investuar 500- 600 milionë euro në turizëm

Ministri për Turizmin dhe Mjedisin, Blendi Klosi në intervistën me gazetarin Sokol Ballë në ‘’Real Story’’ të News24 ka theksuar se edhe pse Shqipëria u godit nga kriza e COVID-19, këtë vit janë investuar 500- 600 milionë euro në turizëm.

Ai theksoi se vetëm në Lungomaren e Vlorës janë 3-4 struktura të reja hoteliere si dhe ka dhe disa projekte të tjera në Shqipëri që janë në fazën e investimeve.

Po ashtu Klosi nuk harroi të kujtojë edhe ligjin për jahtet apo zhvillimin e infrastrukturës për marinat, duke theksuar se nuk janë për oligarkët por janë për të shtuar punësimin nga turizmi.

”Bregdeti, kjo pasuri e madhe kombëtare, nuk mund të jetë vetëm zgjidhje e momentit. Janë politikat që ka ndjekur qeveria e Ramës, dhe politikat lehtësuese për turizmin që kanë sjellë këtë zhvillim.

500- 600 milionë euro investime në turizëm. Vetëm këtu në Lungomare ka 3-4 struktura të reja hoteliere. Ka disa hotele që po zhvillohen me markat nga më të njohurat në botë. Projektet vijojnë se janë në fazën e investimeve. Edhe kjo politikë që po bëjmë, për jahtet dhe marinat do e shndërrojë në ekonomi të re, do sjellë punësim. Pra kjo është ajo që po bëjmë, infrastruktura. Edhe hotelet 4-5 yje e kanë të pamundur të shërbejnë nëse nuk ka infrastrukturë. Turizmi është kuptuar që është e ardhur e jashtëzakonshme. Nuk është vetëm i bregdetit por i gjithë Shqipërisë.”- tha Klosi.

Turizmi, Arjan Vasjari: Duhet rishikim i paketës fiskale, 2020 të shërbejë si trampolinë ringritjeje. Klosi: Na gjeti në momentin e investimeve, nuk e dimë fundin

Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24, i cili sot ishte i zhvendosur në Vlorë ka apeluar për një rishikim të paketës fiskale për të ringritur turizmin.

Vasjari thotë se qeveria duhet të bëjë përpjekje që së paku strukturat hoteliere të mbijetojnë deri në 2021.

”Në të gjitha rastet, edhe turizmi patriotik do jetë i pamjafueshëm, për një pacient që është i intubuar, as në terapi intensive. Rishikim i paketës fiskale për turizmin, do të ishin elementi që pjesa më e madhe e strukturave të ekzistojnë në 2021. 2020 duhet të shërbejë si trampolinë ringritjeje për turizmin. Shikoj një situatë që mos jetë në projeksionet e mia apo operatorëve turistikë.

Situata është e tillë. Nuk po vuan vetëm turizmi shqiptar. Ky fluks kaq i reduktuar i turistëve, Shqipëria nga ana tjetër ka numrin më të vogël për turistët.”- tha Vasjari.

Por Klosi i cili ishte i pranishëm në emision, tha se pandemia e gjeti turizmin shqiptar në kohën e investimeve dhe se nuk mund të bëhen përllogaritje sa është dëmi në turizëm kur ende nuk dihet fundi i kësaj krize.

”Është e vështirë të gjesh ku është fundi. Ne flasim me idenë se pandemia po kalon, por numrat nuk e tregojnë. E vështirë të bësh përllogaritje kur nuk di fundin. Ne jemi turizëm në rritje. Na gjeti në momentin e investimeve. Nga veriu në jug, nga Valbona, Theth, Bogë, deri në Konispol ka investime”- sqaroi Klosi.

Klosi: Në 2-3 vite do të kemi një numër të konsiderueshëm jahtesh nga gjithë bota!

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha në një intervistë për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se duhet t’i kushtohet rëndësi turizmit detar.

Sipas ministrit, ka shumë rëndësi që bregdeti i Vlorës të jetë plot me jahte, ndërsa shtoi se me politikat e reja të qeverisë në 2-3 vitet e ardhshme do të shohim në bregdetin shqiptar një numër të konsiderueshëm jahtesh.

“Ajo që kam më shumë merak se cdo gjë tjetër është turizmi detar. Është mëkat të jesh kaq bukur, me një port natyror që është bosh. Sazani shfrytëzohet shumë, tani është pak e bllokuar situata, por vjet ishte shumë i zhvilluar. Por unë flas për turizmin e jahteve, që ka shumë rëndësi që ky bregdet të ishte plot. Në 2-3 vjet me këto politika të reja atë që e shohim në tokë, do ta shohim në det, do të kemi numër të konsiderueshëm jahtesh, që do të vijnë nga e gjithë bota. Ne kemi një lloj ndjesie negative sa i përket turizmit detar. Por, kjo do na bëjë të kemi dy gjëra të rëndësishme për të ardhmen e turizmit detar, e para është transformimi i jashtëzakonshëm i bregdetit shqiptar, e dyta që mendoj se do të ndodhë është që me forcimin e flamurit shqiptar në jahte do ta shndërrojmë flamurin shqiptar në promovues të bregdetit shqiptar”, tha Klosi.

Po këto jahte a mund ta ndotin bregdetin?
Debate për mjedisin është debat mbi shumë debate të tjera mbi ekonominë evropiane. Ministria këtë ka, për të gjetur një ekuilibër. Nuk e di sa do të jemi ne të zotë si shtet për të ndjekin politikën evropiane. Nëse ne do të kemi një marinë, ajo duhet të jetë në përputhje të plotë me rregullat evropiane. Nëse BE në 2020-2030 ka qëllim shndërrimin e ekonomisë miqësore me natyrën, ne e kemi mundësinë. Është një politikë që ne e filluam me shumë zhdërvjelltësi, por na bllokoi korona, më herët tërmeti, pra ishte një vit shumë i keq. Saranda do jetë e dëmtuara më e madhe e këtij sezoni turistik, pasi një pjesë e madhe e turistëve vinte nga korfuzi. Saranda do të jetë e goditur.

Turizëm në kohë pandemie, Kryebashkiaku i Vlorës: Në fundjavë plazhet dhe hotelet janë plot, ka rritje të prenotimeve

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Real Story” me Sokol Ballën, i zhvendosur sot në Vlorë. Nga Lungomarja e qytetit bregdetar, Leli ftoi shqiptarët të vizitojnë Vlorën këtë vit, ndërsa tha se risia e këtij viti janë plazhet publike, krahas atyre private.

“Midis hapësirës me çadra ka pjesë pa çadra, janë për banorët që të dalin si turistë të lirë pa pasur nevojë të paguajnë për një çadër. Kjo ka ndodhur brenda të gjithë vijës bregdetare. Nga zona e tunelit në drejtim të Orikumit do kemi një tjetër projekt, do bëhet rikonstruksion total, do ketë 2 bypass-e që të devijohet trafiku. Do bëhet një shëtitore jo si Lungomare por me një standard shumë të mirë”,- tha ai.

Sipas kryebashkiakut, “qytetarët e Vlorës e duan cilësinë e jetës, infrastrukturën që ju shërben. 450 biznese të reja janë hapur vetëm në Lungomare. Këtu ka pasur situata vetëm të ndërtonin objekte sot ka shumë ndërtues që lejet për pallate duan t’i kthejnë në hotele për t’ju shërbyer qytetarëve. Kemi arritur në një situatë shumë pozitive ku më shumë leje i japim për hotele dhe jo për pallate”,- shtoi ai.

Një pjesë e rëndësishme e këtij qyteti është edhe historia. Në këtë drejtim Leli tha se me rikonstruksionin e bulevardit “Ismail Qemali”, Vlora është bërë edhe një atraksion historik.

“Bulevardi Ismail Qemali është ri konstruktuar. Kur isha në Kosovë thashë të ftoj ata që e ndjejnë dhe duan të vijnë në një vend që ka shumë histori. Dhe pastaj të shkosh tek rruga historike ku kaloi Ismail Qemali kaloi tek shtëpia e Marigosë që qëndisi flamurin është diçka e papërsëritshme”.

Skip to toolbar