“Situata është më shumë se dramatike për turizmin”, analisti Vasjari ia thotë në sy ministrit. Klosi: Turizmi do mbijetojë në 2020

AKTUALITET


I ftuar përballë ministrit të Turizmit dhe Mjedistit, Blendi Klosi është analisti Arjan Vasjari. Studioja e emisionit “Real Story” me Sokol Ballën u zhvendos këtë javë në Vlorë, aty ku u fol për turizmin.


Në panoramën e tij, Vasjari e përshkroi si dramtike situatën në të cilën ndodhen operatorët turistikë këtë vit, si pasojë e pandemisë së Covid 19.

Arjan Vasjari: Mësohuni me vuajtjen! Është një situatë një gjendje reale që e kam konstatuar me shumë nga operatorët. Situata është më shumë se dramatike. Një pjesë e tyre janë të pakënaqur me masat e marra nga qeveria. Më kanë thënë që tatim fitimi duhet hequr, taksat e bashkisë po ashtu. Vendet e Ballkanit janë parashikuar të jenë vendet më të goditura sa i përket turizmit.

Blendi Klosi: Nuk i heq asnjë presje problemeve që ka turizmi. Jemi më korrik dhe plazhi është bosh këtu në Vlorë. Sigurisht që është dramë e madhe. Por ne u hapëm më 1 qershor, ju e patë vetë që ka turistë që vijnë me chartera nga Bjellorusia, Polonia janë fokusuar kryesisht në Durrës e Vlorë, hapja e transportit detar do sjellë sërish turistë nga Italia. Sa i përket politikave të ndjekura nga qeveria duhet pranuar që turizmi mori mbështetje. Në 2 javëshin e dytë të korrikut nuk do kemi përkeqësime, besoj tek ardhja e italianëve, emigrantëve që vijnë si cdo vit dhe vëllezërit dhe motrat e Kosovës. Kjo fashë përbën 90% të atyre që një vit më parë kanë vizituar Shqipërinë. Turizmi do mbijetojë në 2020

Arjan Vasjari: Nuk besoj që do të jetë kështu. Se stina e COVID e penalizon shumë