Autostrada e SPAK/ Leka: Reforma duhet bërë në njerëz, SPAK i ka dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë

Më të fundit


Analisti Martin Leka i ftuar në studion e ‘Real Story’ komentoi epiqendrën e momentit, strukturën e posaçme SPAK i cili nuk po kursen përpara ligjit as pushtetin politik.

Leka u shpreh se reforma duhet bërë në njerëz, ata pa integritet duhen zëvendësuar që reforma të përparoj. Sipas tij, kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund në vendin tonë.

‘Ligjet janë të mira, të bëra me asistencën e perëndimit. Nëse do të bësh reformë, bëje në njerëz. Njerëzit janë burimi i ilaçit. Nëse ka njerëz pa integritet, zëvendësoi dhe reforma ecën, të dy palët politike e duan për vete drejtësinë sepse është organike dhe askush nuk e do në familje një person që të rrahi tërë ditën.

SPAK-u me reformën në drejtësi të miratuar me 140 vota, i shtruan një autostradë ku SPAK-u eci me maksimumin e shpejtësisë. Politika kërkon meqë nuk ka në dorë frenat e SPAK, ose i bën disa kthesa, ose disa pengesa. Por duhet parë, kjo reforma, gjë të përkryer nuk ka. Episodet që përmendëm janë absurde dhe s’duhen të ndodhin.

Me kaq që ka SPAK ja ka vlejtur sepse kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.”



Skip to toolbar