Rasti ‘Veliaj’/ Zekthi: Përpjekje e SPAK për të arritur në majat më të larta

Më të fundit


Analisti Fitim Zekthi u shpreh në emisionin “Real Story” se rasti i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është një përpjekje e SPAK për të arritur deri në majat më të lartë, që për 34 vjet kanë qenë të paprekshme.

Ai theksoi se kjo është një gjë e mrekullueshme, pasi njerëz që kanë pushtet të jashtëzakonshëm dhe që gjithkush mendon se nuk mund të hetohen dot po preken.

“Është një përpjekje e SPAK për të arritur deri në majat më të lartë, që për 34 vjet kanë qenë të paprekshme. Është një gjë e mrekullueshme. Njerëz që kanë pushtet të jashtëzakonshëm dhe që gjithkush mendon se nuk mund të hetohen dot po preken dhe SPAK për këtë rast ka dëshmuar që është një prokurori që nuk gjykohet nga askush, që nuk ka anë. E dyta, sjellja që po bën kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe sjellja që po bën shumica e qeverisë është e papranueshme, pavarësisht të gjitha gjërave. Edhe sikur gjykata apo prokurori mund të mos jetë në rregull, për mua një funskionar i lartë nuk mund të sillet në këtë mënyrë. E kam fjalën dhe për Veliajn dhe për Ramën. Nuk i takon kryeministrit të Shqipërisë të bëjë komente të tilla. Nuk është normale.

E dyta, kjo gjë që bën kryetari i bashkisë është dhe më e rëndë akoma. Sigurisht, që në të gjithë historinë botërore të gjyqeve, ka mjaft raste kur ata që arrestohen reagojnë, por jo politikanët, por njerëz të një kategorie tjetër.

Politikani është votuar nga populli dhe kur akuzohet edhe sikur me pa të drejtë, duhet të shkojë me kokën ulur dhe të shkojë me burrëri në gjykatë.

Standardi është kështu, kur këta bëjnë kështu, imagjino një njeri i thjesht. Këta thonë që gjykata është e mirë deri kur merret me kundërshtarin tim, po të merret me mua është e nxirë, skëterrë. Unë jam i shokuar. Nga këto lloj gjërash ka pasur në gjyqe ka pasur në Palermo, në Itali, që nuk i bënin politikanët”, tha analisti.



Skip to toolbar