Avioni i drogës në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika Kristian Demçe

AKTUALITET


Autoritetet policore belge arrestuan shetasin shqiptar, Kristjan Demçe, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ndërkohë, Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët e saj në Belgjikë, ekstraduan të martën në mëngjes shtetasin Kristjan Demçe në Shqipëri.

Ky shtetas, banues në Lushnje, është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Demçe së bashku me shtetas të tjerë, tentoi në vitin 2014 të trafikonte lëndë narkotike në rrugë ajrore nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Për transportin e drogës do të përdorej një aeroplan sportiv i drejtuar nga shtetasi italian Giorgio Riformato, por piloti bëri ulje të detyruar në plazhin e Divjakës.

Ndërkohë, në të njëjtën zonë, ku u ul avioni, u sekuestruan 460 kg marijuanë. Aktualisht, piloti italian i avionit që do transportonte drogën vuan dënimin në Shqipëri.



Skip to toolbar