Avioni i drogës në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika Kristian Demçe

Autoritetet policore belge arrestuan shetasin shqiptar, Kristjan Demçe, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ndërkohë, Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët e saj në Belgjikë, ekstraduan të martën në mëngjes shtetasin Kristjan Demçe në Shqipëri.

Ky shtetas, banues në Lushnje, është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Demçe së bashku me shtetas të tjerë, tentoi në vitin 2014 të trafikonte lëndë narkotike në rrugë ajrore nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Për transportin e drogës do të përdorej një aeroplan sportiv i drejtuar nga shtetasi italian Giorgio Riformato, por piloti bëri ulje të detyruar në plazhin e Divjakës.

Ndërkohë, në të njëjtën zonë, ku u ul avioni, u sekuestruan 460 kg marijuanë. Aktualisht, piloti italian i avionit që do transportonte drogën vuan dënimin në Shqipëri.

Goditi me grushta dy policë, arrestohet i riu në Divjakë

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi ka kundërshtuar dhe goditur me grushta dy punonjës të patrullës së policisë. Sipas një komunikate publike të Policisë së Shtetit, mësohet se në prangat e efektivëve Blu në Lushnjë, është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet E.B., 27 vjeç banues në Divjakë.

Ky shtetas, është arrestuar në rrugën e plazhit të Divjakës. Sipas policisë, në këtë aks rrugor, patrulla e policisë me dy efektivë, ka ndaluar 27-vjeçarin por ai ka refuzuar t`i bindet punonjësve të policisë duke i kundërshtuar ata me dhunë.

27-vjeçari i ka qëlluar të dy punonjësit e patrullës me grushta, por nuk ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke u arrestuar në flagrancë. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit E.B., i kanë kaluar Prokurorisë së Lushnjës për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Motorët përplasen kokë më kokë, vdes në aksident 21 vjeçari nga Divjaka

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në afërsi të fshatit Zharrnec në Lushnje ku dy të rinj me motor janë përplasur kokë më kokë me njëri -tjetrin dhe si pasojë ka ndërruar jetë një nga drejtuesit e mjetit.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 21-vjeçari me iniciale R.SH. banues në Divjakë. Fillimisht ai u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate. Ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit tjetër E.M, 24 vjeç i cili ndodhet në Spitalin e Lushnje.

Dy motorët u përplasën kokë me njëri-tjetrin. Ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Divjakë, përdhunoi mbesën dhe u fsheh në pyll, arrestohet xhaxhai

Policia e Divjakës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij 16-vjeçare.

Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J., 45 vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, policia është vënë në kërkim të tij. Pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit, i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës.

Ajo që e bën edhe më tragjike ngjarjen është se autori është xhaxhai i 16-vjeçares. Autori dhe viktima i përkasin komunitetit rom.

Banorët e zonës janë të shokuar për vajzën, ndërsa shtojnë se 45 vjeçari ishte person problematik. Xhaxhai monstër, dy javë më parë kishte dalë nga burgu ku kishte kryer dënimin për veprën penale të konsumimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Banorët e Grabjanit kërkojnë dënimin maksimal për autorin e kësaj ngjarje makabre.

Divjakë, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë drejtuesi

Një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë. Si pasojë ka mbetur i plagosur rënd shtetasi Edmond Gjini, 50 vjeç, drejtuesi i biçikletës. Ngjarja ka ndodhur në Divjakë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PS vijon fushatën në Divjakë, Braçe: Ta harrojnë se mund të na pengojnë

Partia Socialiste vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit duke u shprehur e vendosur se votimet do të bëhen në këtë datë. Zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe kryeministri Rama kanë vijuar fushatën e tyre në Divjakë, pavarësisht se presidenti Meta e çdekretoi datën 30 qershorit për të mbajtur zgjedhjet.

“Të lajthiturit po i bëjnë llogaritë gabim” tha Braçe gjatë fjalës së tij, i cili konfirmoi edhe një herë se zgjedhjet do të mbahen dhe se askush nuk mund t’i pengojë. “30 Qershori është një ditë me shenjë ku duhet të ndahemi nga ata njerëz që kanë djegur breza të tërë shqiptarësh në këtë vend. Nuk mund t’ia falim Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës edhe një brez tjetër të djegur, duam të shkojmë përpara. Nuk ka Zot në këtë vend të mohojë të drejtën e votës, kush ka lajthitur i bën llogaritë gabim. Ne nuk shitemi dhe blihemi, ne vetëm fitojmë. Ta harrojmë çdokush që mund të na pengojnë, pavarësisht ofiqit.”

12 qershori është dita e themelit të Partisë Socialiste dhe nuk ka munguar as urimi i Braçes duke ia dedikuar këtë disa nga figurave më të larta dhe të vjetra të partisë, mes tyre edhe ish kreun e saj Fatos Nano. “Sot është 12 Qershori, dita e lindjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë. Do të doja t’u uroja ditën e lindjes së PS-së dhe t’i shprehja mirënjohje socialistëve nga kjo zonë në partinë më të madhe dhe demokratike që ka njohur ky vend. Dua t’ia uroj ditën e lindjes së PS-së, Fatos Nanos, Gramoz Rucit, Dades, Meksit, Moikom Zeqos dhe çdo socialisti të ndershëm.” /realstory.al

Braçe fton të pakënaqurit të votojnë: Do lexojmë edhe votat kundër

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka vijuar fushatën elektorale në zonën e Divjakës duke u bërë thirrje të gjithë banorëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Braçe thekson se nuk ka rëndësi nëse do vota është pro qeverisë apo kundër saj, i rëndësishme është votimi, pasi partia socialiste do të lexojë çdo votë të hedhur pro dhe kundër saj.

“Kundërshtarët politik nuk kanë fare rëndësi, i rëndësishëm është populli dhe besimi i tyre. Kush është i kënaqur me ne te votoje pro, kush është i pakënaqur të vijë e të votojë kundër. Ne do lexojmë votën e gjithkujt!” -shkruan Braçe

Zëvendëskryeministri foli edhe për projektet infrastrukturore, ndërtimin e çerdheve , kopshteve, rrugëve dhe zhvillimin e bujqësisë për Bashkinë Divjakë.

Skip to toolbar