“Baca Isa Boletini pranë meje pas tre vitesh ‘ndarje’”, Meta falenderon Ruçin

Më të fundit


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një foto të veçantë mëngjesin e sotëm teksa shfaqet pranë një pikture të Isa Boletinit.

Mësohet se Kreu i Shtetit ka bërë një ‘marrëveshje’ me Kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi duke rimarrë pranë vetes pikturën e Boletinit që e pati shoqëruar gjatë punës në parlament tashmë në Presidencë teksa i ka dhuruar kryeparlamentarit një pikturë tjetër të babait të pavarësisë Ismail Qemalit.


Kjo marrëveshje duket se i ka dhuruar sadisfaksion Presidentit i cili shkruan se tani me kryetrimin e pavarësisë ndihet më i qetë dhe falënderon për mirëkuptimin kreun e Kuvendit.

“Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë!
Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.
Falënderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin. 🇦🇱”, shkruan Meta.

Meta Fb



Skip to toolbar