Bale i padëshiruar në Madrid, Reali bën gjithçka për ta larguar!

AKTUALITET


Gareth Bale vijon të jetë një çështje e hapur në Madrid. Që nga goli fantastik në finalen e Champions League kundër Liverpool, gjithçka mes palëve ka shkuar keq e më keq. Bale jo vetëm humbi statusin si i paprekshëm por prej kohësh vijon të jetë një rezervë luksi që rëndon arkat e klubit. Në sezonin e fundit, Bale ka luajtur vetëm në 20 ndeshje, në pjesën më të madhe zëvendësues, në total është aktivizuar 1,260 minuta.

Skysports Gareth Bale Zinedine Zidane 4725729

Mëngjarashi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zidane, këtë e ka të qartë edhe vetë lojtari, por problemi është se vetë Bale po bën shumë pak për tu larguar. Reali nuk dëshiron të mbajë akoma më gjatë një lojtar që qëndron në stol por që përfiton 15 milion euro në sezon. Interesimi për Bale sa vjen e zbehet, të paktë janë klubet që mund të përballojnë kërkesat e tij dhe për këtë arsye drejtuesit e Realit janë të gatshëm të paguajnë gjysmën e pagës së tij vetëm që Bale të largohet. Mbetet për tu parë nëse gjatë kësaj merkatoje do të dalë në skenë një klub që mund ta transferoj, të paktën në formë huazimi.





Skip to toolbar