Juve, ndërlikohet pista Suarez, “Zonja e Vjetër” ka gati planin B

AKTUALITET


Luis Suarez-Juve, nga një tratative e destinuar të mbyllej me një fund të lumtur, po ndërlikohet shumë ditët e fundit. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, sulmuesi i Barcelonës ka ende shumë pikëpyetje për të ardhmen, nuk është totalisht i bindur për tu transferuar në Torino. 33-vjeçari e konsideron hapin e radhës si kontratën e fundit të rëndësishme dhe për këtë nuk është ende i bindur. Përpara se të vendos, Suarez dëshiron të dëgjoj fillimisht të gjithë ofertat, jo vetëm atë të Juventus që i garanton një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitoj 10 milion euro në sezon.

Gjithnjë sipas “Sport”, për Suarez interesohet edhe Atletico Madrid. Juve nuk ka ndërmend të pres shumë gjatë se çfarë do të vendos Suarez, në të njëjtën kohë janë në kontakt edhe me përfaqësuesit e Alvaro Morata. Sulmuesi i Atletico Madrid nuk ndihet shumë komod pasi në sytë e tij nuk është më preference e parë e trajnerit Simeone. Në Torino, Marota do të gjente Andrea Pirlo, ish shokun e tij, i cili sipas Sport i ka premtuar një rol si protagonist në ekipin e tij.





Skip to toolbar