Balla: SPAK të nisë hetimin për financimin rus në PD

Më të fundit


Pas akuzave që kanë lëshuar për financimin rus në PD dhe pas raportit të CIA-s që e konfirmonte një gjë të tillë, sot Partia Socialiste i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë kreut të SPAK që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje.

Nga Kryesia, në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla tha se SPAK duhet të thërrasë urgjentisht Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, të cilët sipas tij “kanë ngjyer gishtat në çorbën e rublave ruse” dhe të japin shpjegime.


“Nën qeshnit kur ne ju tregonin që PD ka marrë financime ruse dhe kur shërbimi sekret amerikan CIA-n me dokumente konfirmoi që PD ka marrë financime ruse. Kjo çështje nuk është më një çështje për të pasur dyshime. Në një vend anëtar të NATO-s keqardhja ime më e madhe është që ende SPAK nuk ka filluar një hetim sesi një parti politike ka përfunduar në borderotë e Kremilinit. I bëj thirrje Krajës që për çështje të sigurisë kombëtare kjo prokurori të nisë menjëherë këtë çështje. Urgjent të thirren Basha Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse. I bëj thirrje çdo demokrati të këtij vendi, që në këto kushtet që na duhet sa më shumë solidaritet me Kosovë, të heqë dorë nga shpërdorimi i saj çfarë ka mbetur nga PD për interesat e ngushta të një individi.”, tha Balla.

Kjo thirrje e Ballës për SPAK vjen pak kohë pasi mediat një raport të Inteligjencës amerikane, sipas të cilit Partia Demokratike kur drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017, ka përfituar financim 500 mijë dollarë nga Rusia.




Skip to toolbar