Bar west/ Basha takon të rinjtë, korçarët i japin vilë në Dardhë

AKTUALITET


Lulzim Basha vijon të martën pasdite takimin me të rinjtë e qytetit të Korçës. Duket se fryma entuziaste për vizitën e Bashës në Korçë është pasqyruar me banderola mirëseardhje në rrugët e qytetit. Atij i është rezervuar një surprizë në hyrje të qytetit të Korçës, me një banderolë që i uron mirëseardhjen në gjuhën angleze, “Welcome Luli”.

Në banderolën e vendosur në rrethrrotulimin, ku ndahet rruga për hyrjen në qytetin e Korçës me vijim e saj për në zonë turistike të Dardhës, shihet gjithashtu një vilë, e cila duket se i përket biznesmenit Agron Papuli, që është pronar i kompleksit “Long Hill” në Tiranë, ku së fundi është bërë banor dhe kryedemokrati.

Në fund të banderolës shkruhet; “Një vilë për ty në Dardhë”. Kujtojmë se biznesmeni Agron Papuli është akuzuar më herët nga kryedemokrati si “oligark”, por së fundi, Basha është duke banuar në një zonë rezidenciale në periferi të Tiranës që i përket biznesmenit. Ndërkohë, Basha do të takohet me të rinjtë e Korçës rreth orës 17:00 në një bar të qytetit juglindor.



Skip to toolbar