Bar West / Meta si Rocky Balboa, sfidon me “Eye of the Tiger”

BAR WEST


Presidenti Meta, prej disa ditësh ka nisur pushimet në Brezovicë, ku duket se po mbledh forcat për betejën e radhës kundër mazhorancës. Duke marrë shembull nga shprehja e vjetër “një mëndje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, kreu i shtetit ka marrë të gjitha masat për të larguar stresin e verës dhe për t’u rikthyer fuqishëm në sezonin e ri, ku gjatë kësaj kohe duket se po kujdeset më së shumti për shëndetin e tij.

Të martën ai e nisi ditën duke mbledhur boronica, ushqim i shëndetshëm dhe duke bërë not në Liqenin e Jazhincës, ndërsa të mërkurën ka zbuluar kosin e Prevallës, që shkon shumë me boronica për një mëngjes të shëndetshëm. Pas kujdesit për mëngjesit, Meta duket më i fuqishëm dhe ka ngjitur malet nën tingujt e bukur të “Eye of the tiger” (Syri i Tigrit), një melodi shumë e njohur për publikun, kolonë zanore e filmit të famshëm “Rocky Balboa”. Veçse ndryshe nga Rocky, Meta ka marrë dhe dy bastunë për të ndihmuar veten në ngjitjen malore. Ashtu si Stallone, protagonisti i këtij filmi, Meta duket se do i vijë i përgatitur mirë për duelin e radhës me kundërshtarin e tij, Edi Rama.


Një udhëtim ëndrrash mes bukurive magjepsëse të Bjeshkëve të Prevallës dhe të Brezovicës, aty ku ndërthuren si askund tjetër pyjet me ahe dhe me pisha, ku vegjetacioni dhe biodiversiteti është mahnitës.

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 14. August 2019



Skip to toolbar