Lindita Nikolla ka marrë këtë të premte një letër nga Gazmend Bardhi, i cili i prezantohet si kryetar i Grupit të PD-së.
Qëllimi i shfaqur i Bardhit në këtë shkresë, është që demokratët dhe socialistët të ulen në një proces dialogu për të zgjedhur Avokatin e Popullit.
Në emër të grupit demokrat, propozohet ndërtimin i një procesi transparent dhe demokratik për përgjedhjen e një kandidature dinjitoze për Avokat Populli.
Bardhi shpreh gatishmërinë për tu përfshirë menjëherë në një proces parlamentar dialogu mes grupeve parlamentare të PS dhe PD.
Megjithëatë, është e pashmangshme të ngrihet pyetja: pse tani?
Kur PS ka 14 muaj që i dërgon thirrje grupit demokrat të zgjidhet me konsensus Avokati i Popullit?
Përgjigjia duket se përkon me arsyen e vërtetë pse Gazmend Bardhi e ka përpiluar këtë shkresë.
Me shpresën se PS hyn në një proces të dëshiruar për të zhbllokuar situatën për Avokatin e Popullit, Bardhi shpreson se Kuvendi praktikisht e njeh atë ende në detyrën e kreut të Grupit të PD-së.
Kjo është vënë në rrezik kur Basha vetë pretendon se e drejton grupin e deputetëve, dhe paralelisht ka njoftuar gatishmërinë që sipas rastit, të bashkojë edhe votat me Edi Ramën.