Basha: Arsimi në krizë, braktisja është masive

Më të fundit


Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një tryezë bashkëbisedimi me pedagogë të universiteteve publike në vend ku ka folur për disa nga problematikat e arsimit. Sipas Bashës arsimi ndodhen në krizën e tij më ta rëndë në këto vite demokraci dhe se rinia shqiptare nuk po sheh asnjë të ardhme nga shkolla që po bëjnë.

“Arsimi i lartë gjendet sot në krizën më të thellë dhe të rëndë në 29 vjet. Ka pasur një krizë të madhe në financim në arsimin e lartë. Që nga viti 2013, ka pasur gjithmonë dhe më pak investime në arsim të lartë. Buxheti për Arsimin e Lartë nuk shkon për infrastrukturë universitetesh, por për të rregulluar zyrën e ministrit të Arsimit dhe zyrave qendrore të MAS. Këta vite ka ndodhur një fenomen i tmerrshëm. Ky fenomen është braktisja masive e arsimit, sidomos atij të lartë nga shqiptarët. Ata zgjedhin të largohen jashtë vendit. Arsimi i lartë është përfshirë nga llumi, balta dhe korrupsioni. Ne do të bëjmë përpjekje, që të nxjerrim arsimin e lartë nga kjo llucë e korrupsion ku është mbërthyer.” – tha Basha


Kryedemokrati cilësoi gjithashtu se PD ka gati platformën në arsimin e lartë duke i dhënë një hov të madh mundësive të punësimit.




Skip to toolbar