Basha harron 85% dhe zgjedhjet, flet për protestë kundër varfërisë

AKTUALITET


Në 5 korrik kryetari i PD-së, Lulzim Basha postoi videon për protestën e opozitës të datës 8 korrik (pra sot ora 20.00) dhe vinte theksin tek shifra 85%, që sipas Bashës nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje duke refuzuar Ramën.

Ditën e hënë Basha e postoi sërish të njejtën video, dhe fton shqiptarët të marrin pjesë bashkë me familjet e tyre në protestën e mbrëmjes. Por kreu i demokratëve në asnjë rresht nuk e përmend 85% por as zgjedhjet e 30 qershorit.

“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! 8 korrik, Shqipëria Si Europa! Asnjë hap pas! Rama Ik”, shkruan Basha në postimin e së hënës.

Duket se përgjatë këtyre 3 ditëve Basha ka ndryshuar qëllimin e protestës. Nga një protestë kundër zgjedhjeve të 30 qershorit, në një protestë kundër varfërisë. Të paktën këtë e lexojmë në thirrjet e tij në facebook gjatë 3 ditëve të fundit.

Edhe në postimin e datës 6 korrik dhe 7 korrik bëhet thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje kundër diktaturës së krimit, por zgjedhjet nuk përmenden. Të shohim qëndrimin e Bashës deri në mbrëmje.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/660643771122673/?__xts__[0]=68.ARCCNb2rrPurmS_9n_nIfGTEqVBu1McRgRTWHladvGwBtx5OcVDm3lVCfmGZ5zYKLmxetl50y8Mi4Sijl6cbMShKnU1q5yMK-VDToPnDMcRWafzWLiNq7txxmfUDvMGwvVHhruthHnGQQWLtr6r-8vLLnZY-SfTyL4ZtNxh-bXLDm0eY9_w3coqarD_DnB9z-Q0hng_CfHANrrHQkI7sdy0NEbQVhQlW2Bs5EBrXiG_ocYp0N6J9VPPAYsMmvZaybokxJZOJcJDWWh20cJ4DqotyD0h5K4utZKaQt5Og3SZKr_QMrlmgG-m2q1viD47HCheVXuUdY_wt-Nn-yx1jaBb4OgixaPEuUq5XWw&__tn__=-R


Skip to toolbar