Si mashtroi Meta, militantja e flaktë e LSI organizoi protestën në SHBA

AKTUALITET


Mëngjesin e ditës së hënës Presdidenti Meta e ka nisur i entuziazmuar me një postim në rrjetet sociale përmes të cilit tregonte se pas protestës së shqiptarëve para Shtëpisë së Bardhë ai ndihej akoma më i fortë për aktet e tij.

Por si qëndron e vërteta e kësaj proteste!?


Lexo.al ka zbuluar se protesta anti-Soros para shtëpisë së Bardhë është organizuar nga militantja e LSI-së, ish drejtoresha e kësaj partie në Lezhë, Eglantina Mirashi, e cila njihet si “mike” e ngushtë me çiftin Meta-Kryemadhi, siç shihet edhe nga fotot e meposhtme.

Pas shkarkimit nga detyra si drejtoreshë, aktivistja e LSI-së mesa duket ka emigruar në Amerikë nga ku vazhdon zbatimin me përpikmëri të “urdhrave” të partisë.

Pas një kërkimi edhe më të detajuar, shihet se Eglantina Mirashi ka qenë një nga protestueset më të rregullta të opozitës të zhvilluara në vend.

Mirashi është aq korrekte ndaj “urdhrave” të Presidentit ose bashkëshortes së tij saqë në tubimin përpara Shtëpisë së Bardhë ka shkuar familjarisht pasi në pamje shfaqet edhe vëllai i saj.

Ilir Meta po përdor në luftën e tij imagjinare me Soros edhe militantët e tij brenda por edhe jashtë vendit, shkruan Lexo.al.




Skip to toolbar