Pasi kryetarja e kuvendit konfirmoi se kryetari i grupit parlamentar të PD-së është Lulzim Basha, Gazment Bardhi mori fjalën në Kuvend duke reaguar ashpër.
Ai tha se kryetarin e grupit nuk e zgjedh dot PS, por deputetët e Partisë Demokratike.
“Ta harroni, që kryeartin e grupit parlamentar të PD, ta zgjedh PS-ja.
Në këtë sallë ka deputetë të Kuvendit dhe janë deputetë e grupit të PD që vendosin se kush është kryetari i grupit të PD. Disa kanë vendosur të jenë qesharak, por ju lutem mos provokoni deputetë e opozitës.
Ky është paralajmërimi i thjeshtë dhe qytetar. Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk e caktojnë dot kryetarin e grupit parlamentar të PD”, tha ai.