Kryetari i Partisë Demokraike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me 300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes) dhe i ka ftuar ata që të bëhen pjesë e protestës së PD-së që do të zhvillohet nesër pasdite. EDS është një organizatë studentore e Partisë Demokratike Europiane që mbështesin partitë e djathta.
“Studentët shqiptarë janë aleatët më të mirë të demokracisë shqiptare. Ata janë shpresa e këtij vendit. Misioni im është të shtrojë rrugën që Shqipëria Europiane të jetë në duartë e rinisë shqiptare”,- ka deklaruar ndër të tjera Basha.