Mjekët dhe infermierët protestë të heshtur tek Urgjenca e QSUT, kirurgu: Sot një orë më pas do merret vendim

Mjekët dhe infermierët kanë mbajtur sot një protestë të heshtur një orëshe tek Urgjenca e QSUT-së.  Ashtu siç kanë paralajmëruar bluzat e bardha kanë braktisur punën dhe kanë qëndruar në ambientet e jashtme të Urgjencës në QSUT në shenjë proteste për realizimin e kërkesave të tyre.

Dr. Ibrahim Ruka kirurg në QSUT tha për mediat që sindikata u mashtrua pasi as kryeministri Edi Rama as ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kanë pranuar takimin me përfaqësinë e mjekëve.


Ai tha se sot protesta do të jetë për një orë, ndërsa më tej do të merret një vendim nga këshilli koordinativ.

“Sot sapo morëm lajmin që dhe kryeministri dhe ministrja nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësinë e sindikatës por kanë lënë këshilltarët në dispozicion të tyre. Ky është një mashtrim i madh që i kanë bërë sindikatës dje.

Besoj që do mblidhet këshilli koordinativ dhe do vendosë për më tutje. Sot është një orëshe protesta më pas do merret vendim nga këshilli”, deklaroi kirurgu Ruka.

Kujtojmë se mjekët kanë bërë thirrje për protestë, ndërkohë që policia e refuzoi kërkesën e tyre për shkak të ndalimit të grumbullimeve prej pandemisë. Ata kanë paraqitur katër kërkesa, një prej të cilave, ajo e rritjes së konsiderueshme të pagës ka marrë prej ditësh premtimin e Kryeministrit Rama, i cili ka deklaruar se do të ketë 40% rritje të pagës për mjekët dhe infermierët.

“Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i QSUT, Enkelejd Joti, janë duke zhvilluar një takim me përfaqësinë e sindikatës së mjekëve, në selinë e Kryeministrisë”. Ky është sqarimi që vjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pas informacioneve më të fundit se përfaqësinë e mjekëve nuk e ka pritur as Kryeministri dhe as Ministrja.

Po sipas burimeve nga ministria, “nuk dihet se nga ka dalë lajmi që mjekët do të priten në takim nga Kryeministri Rama. Mjekët janë thirrur në selinë e Kryeministrisë për shkak se ankesën e tyre e kanë bërë tek portali i Bashkëqeverisjes, dhe prej ditës së djeshme është vendosur që ata do të priten në takim nga Ministrja Manastirliu”.

Kërkesat e mjekëve:
-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.


Paralajmëruan protestë para QSUT, mjekëve iu refuzohet kërkesa. Policia: S’lejohen grumbullimet në kohë Covid-i

Mjekët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mësohet se bluzat e bardha kanë kërkuar leje në polici për të vijuar protestën, ndërsa iu është refuzuar.


Nga ana tjetër policia në përgjigjen e saj pohoi se nuk lejohen grumbullimet në kohë Covid-i. Nga ana e tyre, mjekët kanë kërkuar rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit. “Të bëhet sigurimi i jetë së personelit shëndetësor”, thanë mjekët.


Salianji zbardh skenarin e protestës. Shqetësimi i PD pjesëmarrja masive

Përmes një urdhri kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndryshoi orarin e seancës parlamentare të së hënës ku pritet të miratohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit. E gjithë kjo vetëm për shkak të protestës së opozitës e cila do të mbahet po të njejtën ditë, të hënën më 8 korrik. Ndryshimi i orarit u bë që të mos ketë përplasje mes protestuesve dhe deputetëve.

Por ish deputeti Ervin Salianji bën të ditur se PD aktualisht ka si synim kryesor pjesëmarrjen masive, ndërsa përsa i përket skenarit kjo duket se është në dorën e protestuesve pasi ish deputeti nuk e ka një përgjigje. Megjithëse Basha një ditë më herët dha garanci se protesta do të jetë paqësore.


 “Ne i kemi dhënë rëndësi gjithmonë pjesmarrjes së madhe në protestë. Ndërkohë që kërkesat që kemi për të shtruar është largimi i Ramës, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe së fundmi edhe hetimin e shpejtë të dosjeve të dala nga përgjimet e fundit.

Është një tjetër akt i opozitës së bashkuar e cila do të vazhdojë të bind dhe të ofrojë alternative të reja për qytetarët. Për të krijuar mundësi dhe kushte reale për qytetarët shqiptarë që fatkeqësisht po ikin masivisht.

Ne jemi vetëm në situatën ku dimë se do të ketë pjesëmarrje të madhe.

Po shkojmë në çdo qytet, po i bëjmë thirrje kudo nëpër media për të marrë pjesë masivisht me 8 korrik”, është shprehur Salianji në një intervistë televizive.

Por në videon e publikuar nga Basha të premten bëhej thirrje që qytetarët të merrnin me vete fëmijët në protestë duke dhënë garanci për një protestë paqësore, ndryshe nga thirrjet e Berishës për kryengritje masive.


Molotov e 10 policë të plagosur, por PD thotë: Jemi kundër dhunës, ajo nuk është qëllimi ynë

Në emër të PD-së, Gazment Bardhi reagoi pas deklaratës së policisë, duke thënë se protesta e PD-së do të jetë kundër dhunës, dhe se dhuna nuk është qëllimi dhe mjeti i PD-së.

“Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa. I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet”, është shprehur Bardhi.


Kjo deklaratë e tij vjen, vetëm një javë pas protestës së fundit të opozitës ku u lënduan 10 policë nga shashkat, fishekzjarrët dhe bombat molotov të protestuesve. Madje në protestën e fundit të opozites pati dhe sherr mes protestuesish me shufra hekuri.

Policia e Shtetit tha sot në një deklaratë për mediat se ka informacione se në protestë do të ketë akte dhune, por kjo hidhet poshtë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD GAZMENT BARDHI

Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Policisë si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.

Qeveria ilegjitime që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike.

Deklaratat e Policisë së kapur nga krimi janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.  

Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.

I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet. 

Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ranës.

Partia Demokratike është e vendosur:  asnjë hap pas për të drejtën themelore të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo. Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi.  

Ripërsërisim sot apelin tonë drejtuar qytetarëve, që pavarësisht provokimit kriminal të drejtuesve të Policisë së Shtetit, që do të kenë fatin e njëjtë me atë të Edi Ramës, duhet të mbrojnë punonjësit e thjeshtë të policisë, të cilët kanë të njëjtat halle dhe probleme me secilin prej qytetarëve që dalin në protestë.

Skenarët kriminalë të Edi Ramës, pengimi i të drejtës për të protestuar, dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të na ndalur.

Beteja jonë është për standartet dhe vlerat Europiane, prandaj ka bashkuar shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm.

Regjimi në grahamat e fundit është i  tmerruar. Bashkimi i sotëm do të jetë madhështor. Fundi i modelit të Qeverisë së Avdylajve, është më i afërt se kurrë.

Të gjithë si asnjëherë të bashkuar sot në orën 19.00, për t’i dhënë qartë dhe prerë Qeverisë ilegjitime të banditëve, verdiktin se shumica e bashkuar e shqiptarëve, nuk e pranon kurrë pushtetin e marrë me dhunë dhe të bërë njësh me krimin.

Te gjithë bashkë, sonte në orën 19.00, për Shqipërinë si gjithë Europa!


Zv.ministrja e brendshme: Dhuna në protesta e organizuar. Po hetojmë ku i gjejnë bombat molotov

Zëvendësministrja e Brendshme Romino Kuko u shpreh të hënën në një intervistë në News 24 se dhuna në protestat e opozitës është e organizuar dhe se policia po heton për të zbuluar se ku i gjejnë protestuesit bombat molotov dhe mjetet piroteknike që janë të ndaluara me ligj.

“Protestuesit kishin edhe mjete piroteknike, gjë që tregon se këta persona përdorin dhunë dhe mënyra të jashtëligjshme. Mjetet piroteknike mund të vijnë nga stoqe të caktuara. Ka disa muaj që janë ndaluar mjetet piroteknike dhe ka edhe qarkullime të paligjshme. Dhuna e protestuesve është e organizuar. Ministria e Brendshme po heton për të gjetur stoqet dhe ku i gjejnë mjetet piroteknike e bombat molotov”, tha Kuko.


Ajo gjithashtu ka komentuar videon ku shihen protestuesit duke u zënë me shufra hekuri me njëri-tjetrin. Kuko tha se video tregon qartë se policia nuk është implikuar në dhunë.

“Sa i përket videos, protestuesit zihen me njëri-tjetrin. Këto pamje tregojnë në mënyrë të qartë se policia nuk është implikuar në dhunë”, tha zv.ministrja Kuko e cila tha se arrestimet e protestuesve janë bërë në bazë të provave dhe nuk është marrë asnjë qytetar me dhunë, ashtu sikundër pretendon opozita.

“Arrestimet janë kryer për shkelje të ligjit që kanë bërë protestuesit. Sigurisht që procedimet dhe arrestimet janë bërë me profesionalizëm. Puna e policisë vlerësohet nga gjykata, prandaj nuk mund të jetë e kotë apo pa prova. Akuzat e opozitës ndaj policisë janë qesharake.  Kostoja njerëzore është më e madhe sesa kostoja ekonomike”, deklaroi Kuko.

Kuko theksoi se opozita po përdor deri edhe fëmijë në protestë, duke thënë se diçka e tillë është tej çdo normaliteti.

“Kjo protestë ka kaluar çdo lloj normaliteti. Është për të ardhur keq, që aty ka pasur fëmijë. Nuk e di sesi mund të ndihet një nënë, që fëmijën e vet që ende nuk ka mbushur moshë madhore e sheh në mes të sheshit në Tiranë me kapuç dhe që përdor dhunë. Ne duhet të kemi kujdes dhe kemi treguar kujdes, pasi e dimë se në këto protesta po përdoren edhe fëmijë. Përgjigja e policëve ka qenë normale, ndërsa ato që thotë opozita janë propagandë e zezë dhe asgjë tjetër. Nuk ka ndodhur që policia të provokojë, por ka ndodhur e kundërta”, tha Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme.


Meta, thirrje Monës: Mediat e gjithë botës janë me ju, por protesta duhet të jetë paqësore!

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që protesta e sotme e opozitës të jetë paqësore. Ndërsa ka mbështetur të drejtën e shqiptarëve për të protestuar, kreu i shtetit thekson dosmodoshmërinë që kjo protestë të zhvillohet pa akte dhune. Madje presidenti shkruan se opozita duhet të mbajë përgjegjësi për mbarëvajtjen e protestës.

“Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë”, shkruan Meta.


Ai thekson se vetëm në këtë mënyrë “kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit”.

Qëndrim i plotë i Presidentit, Ilir Meta

Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore  e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë.


Basha: Të gjithë të shtunën në shesh, por nuk bën thirrje kundër dhunës

Basha nuk bën asnjë hap pas. Madje ai fton shqiptarët që nesër t’i bashkohen protestës së opozitës në Tiranë. Pavarësisht ftesave të Ramës për dialog, kreu i PD-së është i vendosur të vazhdojë rrugën e protestave.

“Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në facebook.


Kryeministri Rama sot bëri letrën e tretë publike drejtuar Bashës në të cilën i shkruante që të tregonte lidership, të hiqte dorë nga protestat dhe të ulej për të dialoguar.

25 Maj – Shqipëria si Europa!

Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 24. Mai 2019

“Pakti për Universitetin, premtim i mbajtur”. Rama i përgjigjet studentëve

Një grup studentësh kanë njoftuar zhvillimin e një proteste sot, por kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje përmes një video të postuar në Facebook. Rama thekson se qeveria i ka mbajtur të gjitha premtimet e bëra në dokumentin Pakti për Universitetin.

Përmes shifrave kryeministri zbulon në video se sa studentë kanë përfituar që nga ulja e tarifave e deri tek zerimi i taksës për studentët ekselentë.


MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë videoinformacion mbi angazhimet e mbajtura në kuadër të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë 📚

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 21. Mai 2019

Asnjë hap pas! Basha bën thirrje për një tjetër protestë, sot pasdite

Pas protestës së dhunshme të dielën, me bomba e zjarr ndaj policisë e kryeministrisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha bën thirrje për një tjetër protestë pasditen e sotme.

“Asnjë hap pas”, shkruan ai në Facebook ndërsa shton se protesta do të zhvillohet më 13 maj në orën 18.30.


Deri tani protestat e opozitës kanë qenë të dhunshme, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar.

Gjatë protestës së të djelës policia arrestoi 50 persona, ndërkohë që në total janë 84 persona të proceduar, mes të cilëve ish-deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.

Nga protesta u lënduan 14 policë, dhe 4 protestues.


Basha mbledh studentët dhe i fton në protestë

Kryetari i Partisë Demokraike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me 300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes) dhe i ka ftuar ata që të bëhen pjesë e protestës së PD-së që do të zhvillohet nesër pasdite.  EDS është një organizatë studentore e Partisë Demokratike Europiane që mbështesin partitë e djathta.

“Studentët shqiptarë janë aleatët më të mirë të demokracisë shqiptare. Ata janë shpresa e këtij vendit. Misioni im është të shtrojë rrugën që Shqipëria Europiane të jetë në duartë e rinisë shqiptare”,- ka deklaruar ndër të tjera Basha.



Skip to toolbar