Baze: Një pal praga për “ti lidhur” duart Greqisë

Më të fundit


Arrestimi I Jorgo Goros pas hetimeve të padisë së ngritur nga Fred Beleri për tjetërsimin e një prone në Himarë në favor të një prej pretenduesve, është një rast që ka më shumë rëndësi diplomatike se sa juridike.

Roli I një kryebashkiaku në tjetërsimi e një prone që vjen nga ligji 7501, ëhstë thjeshtë tek konfirmimi që jep institucioni I tij nëse AMTP (ose tapia) sic I thonë fshataret, nëse është origjinale apo jo.


Nga falsifikimet gjigande që janë bërë në bregdetin shqiptar çdo tapie mund ti thuash që është origjinale ose nuk është origjinale dhe gjithmonë ke një arkiv që ta ofron këtë shans. Në zinxhirin e fitimit të pronësisë përmes një AMTP bashkia është hallka më pa rëndësi. Më e rëndësishme është hipoteka dhe verifikimi topografik në terren.

Nëse Goro dhe kolegët e tij në Sarandë Vlorë Lezhë Durrës Lushnjë e FIer do ti hetosh për konfirmimet e AMTV I fut të gjithë në burg në të gjitha kohët për çdo falsifikim që ka ndodhur shpeshherë dhe pa vullnetin apo dijenin e tyre. Por rasti në fjalë ka tjetër vëmendje. Jorgo Goro mund të ketë kryer disa herë këtë krim dhe nuk po hetohet për to pasi janë sherre hajdutësh mes shqiptarësh.

Vëmendjen e sjell fakti që padinë e ka bërë Fred Beleri dhe I përfoluri si blerës është Artan Gaci ish deputet socialist I cili për fatin e tij të keq për shkak të kësaj xhungle në pronësinë në bregdetin shqiptar e ka blerë tre herë atë cop tokë, një herë nga ai që kishte certifikatën, që rezulton që e ka marr me hile, një herë nga ai I vërteti që nuk merrte dot certifikatën dhe pastaj dhe nga qeveria shqiptare në përpjekje për tu bërë investitor, duke i shkaktuar problem dhe gruas së tij Olta Xhacka, pa qenë fare ojekt i punës së saj por për konflikt interesi.

Meqë çështja fitoi vëmendje politike ndërkombëtare, ajo cop tokë nxorri nga qeveria Ministren Xhacka, e cila kishte fituar mbështetje të fort dhe ndërkombëtare në dy postet e fundit atë të Mbrojtjes dhe Ministrisë së jashtme dhe tani burgosi dhe krye bashkiakun Goro.

Nuk është se po vendoset ndonjë standard drejtësie për tokat e falsifikuara në Shqipëri, se ashtu mund të ishte një lajm shumë i gëzuar dhe se mund futësh në burg çdo kryetar bashkie, përfshi dhe Goron, por po I tregohet Greqisë se jemi të drejt në gjykimin e rasteve si për Belerin dhe për kundërshtarin e tij.

I pari u akuzua për vjedhje votash dhe është ën burg I dyti për mbështetje të një falsifikimi dhe është në burg. Shpresoj të mos jenë aq cinik sa ti lënë në të njëjtën qeli, por në fakt është çështje e dal nga e njëjta qeli.

Tani kur diplomatët grek të ngrenë zërin se Belerin e dënuan se donin të falsifikonin tokat, kanë dhe shembullin tjetër të drejtësisë së re që I dënon dhe ata që akuzon Beleri. Por kjo nuk e shfajëson Belerin pasi ai e nisi pa ardhur në pushtet me të vjedhur.

Ndaj këto ngjajnë të jenë një palë pranga jo për ti lidhur duart Jorgo Goros, por për ti lidhur duart dhe për mbyllur gojën pretendimeve të Greqisë për drejtësi të njëanshme në Shqipëri.

Dhe hapi i parë u hodh. Në raport me pretendimet greke drejtësinë e kemi të paanshme. Është mirë ta kemi dhe për pretendimet e njëjta të shqiptarëve ndaj njëri tjetrit.




Skip to toolbar