Baze: Përse në Himarë opozitarët bojkotuan Berishën dhe Metën?

Më të fundit


Nga Mero Baze

Votimi për kryetarin e përkohshëm të Bashkisë së Himarës brenda Këshillit Bashkiak, zbuloi se Fred Beleri gëzon mbështetjen e 19 për qind të të zgjedhurve ndërsa pjesa tjetër e këshilltarëve të opozitës dhanë votën për kryetaren e re.


Votimi duhet lexuar jo aq si një gjest patriotik I koordinuar, pasi realisht nuk është ashtu. Vendimi është një braktisje e politikës së krerëve opozitarë nga vet opozita.

Dhe ka disa arsye

E para është këshilltarët e opozitës që jetojnë në Himarë I kanë marrë votat për hallet e tyre dhe komunitetit të tyre dhe jo për “Agimin e Artë”. “Agimi I Artë” është hall dhe për vet Greqinë e jo më Himarën.

Duke u identifikuar me politikën e “Agimit të Artë”, Beleri ka ngritur stekën e konfliktit politik mes Shqipërisë dhe Greqisë përtej etikës diplomatike dhe e ka kthyer në një betejë gjelash ku Greqia mendon se Shqipëria duhet të ul kokën, ndërsa Shqipëria mendon se Beleri duhet të ul kokën para drejtësisë dhe shqiptarëve, të cilët e njohin më shumë si të akuzuar për vrasje se sa të akuzuar për vjedhje votash.

Duke u ngritur debate në këtë nivel, këshilltarët e opozitës rrezikonin të humbisnin funksionin e tyre kryesor atë të përfaqësimit të halleve të atyre që I kanë zgjedhur, pasi ata nuk kanë fuqi të ndërhyjnë në konfliktin Rama Micotaqis për shkak të Belerit. Atyre u duhet një kryetar bashkie dhe jo një konflikt për shkak të bashkisë.

Dhe kjo është  një arsye themelore përse ata nuk imtuan Berishën dhe Metën në votimin e tyre dhe pse ata dy tre tipa agresivë që inskenojnë dhunë dhe tension, janë të izoluar realisht.

Një tjetër arsye përse këshilltarët e opozitës nuk ndoqën qëndrimet e Berishës dhe Metës është dhe fakti që ata e shikojnë qëndrimin e tyre në funksion të betejës kundër Edi Ramës që nuk ka lidhje me Himarën, por me betejë e tyre për pushtet.

Në Himarë beteja për pushtet ka mbaruar. Votuesit ja kanë besuar pushtetin Partinë Socialiste me shumicë dërmuese në këshill, ndërsa Beleri ka marr mandatin e diskutueshëm për kryetar me 19 vota më shumë. Dhe ashtu sic Berisha e Meta kanë objektivat e tyre në pazarin me Greqinë, dhe këshilltarët e tyre kanë objektivat e veta në votimin për Bashkinë.

Së fundmi por me shumë rendësi është dhe fakti, që çdo këshilltar shqiptar ka votuar kundër Belerit. Kjo nuk është bërë në emër të patriotizmit apo ndonjë marrëveshje folklorike nacionaliste, por votimi ka ndarë interesin e Greqisë nga interesi I Shqipërisë në këtë histori. Katër këshilltarë aty (19 përqind e Këshillit) janë gati të mbrojnë interesin e Greqisë 17 këshilltarë apo 81 përqind e Këshillit, janë gati të mbrojnë interesin e Shqipërisë.

Dhe kjo ndarje është shkaktuar pikërisht nga provokimi nacionalist dhe në disa rraste racist I përfaqësuesit të “Agimit te Art”, Fredi Beleri ndaj mënyrë se si kërkon të dal nga ky proces, duke pasur kundër Bashkimin Evropian SHBA dhe natyrisht drejtësinë shqiptare.

Të vetmit aleatë që ka në këtë histori janë Berisha dhe Meta., Por ata janë tashmë njëri maj penxheres, e tjetri drejt shtatë penxhereve.




Skip to toolbar