Baze: Si po hakmerret Berisha ndaj deputetëve që e refuzuan? 

Më të fundit


Sali Berisha nuk arriti të marrë dot Grupin Parlamentar në anën e vet, por po ja arrin të ketë sukses në shkatërrimin e të ardhmes së tyre politike.

Në kulturën e tij politike, Berisha është përpjekur gjatë gjithë kohës të jetë besnik i një shkolle, i zhdukjes së politikanëve që tentojnë të qëndrojnë në mes të një konflikti, duke mos u bërë me asnjë palë.


Prej vitit 1991, ai çdo debat politik që ka provokuar e ka mbështetur mbi parmin, ose me mua, ose me kundërshtarin.

Kështu ka zhdukur në çdo kohë njerëzit që kanë tentuar të qëndrojnë në mes dhe të bëjnë llogaritë e tyre. Ai pranon vetëm ata që bëhen me të, ose ata që janë kundër tij. Të tjerët janë armiqtë më të mëdhenj të tij.

Kjo po i ndodh tani me grupin parlamentar.

Fakti që 35 deputetë nuk ju bashkuan atij politikisht, ishte një goditje e rëndë për të, e cila e dëmtoi ndjeshëm në betejën e tij kundër SHBA.

Dhe tani ai ka vënë në funksionim shkollën e tij politike duke shpikur aksione false, që t’i dërmojë ata politikisht.

Në sulmin e tij të parë, u pa qartë se disa deputetë, kryesisht Duma, Salianji dhe ndonjë tjetër që u përpoqën të bënin si mbi palët, duke marrë pazar nga të dy anët, ai i përdori në fazën e parë dhe pastaj i la në rrugë. 

Me paralajmërimet për protesta, Berisha ka sërish të njëjtin objektiv. Ai synon të tërheqë deputetët që e refuzojnë atë politikisht, në çadrën e mitingut të tij, për të thyer mallkimin që nuk i shkojnë atij pas politikisht.

Atij i intereson vetëm të thyhet ajo shifra që 35 deputetë nuk janë me të. Duke numëruar deputetët që janë në protestë dhe që natyrisht nuk janë me Berishën, ai thjesht do të shpallë triumfin ndaj atyre që i kanë rezistuar në PD.

Pas kësaj, këta deputetë nuk është se i duhen më. Janë të lirë të kthehen prapë tek Alibeaj. Atij thjesht i intereson të thyejë shifrat që e kanë lënë pa gjumë gjithë këto kohë. Dhe duke i trajtuar ata si shifra, ai realizon dhe objektivin e kësaj proteste. 

Më tej ata nuk i duhen askujt. Atij, jo e jo. Nëse tentojnë t’i afrohen partisë së tij, dhe mund të rrihen nga “militantë” të egërsuar, që nuk ua falin 8 janarin, për 7 korrikun. Më 7 korrik ai në fakt kërkon të hakmerret ndaj tyre.




Skip to toolbar