BE: Ndërhyrjet në gjyqësor vazhdojnë edhe përmes sulmeve kundër gjyqtarëve e prokurorëve

Më të fundit


Bashkimi Europian deklaron se ka ende ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Alexis Hupin, i ngarkuari me punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë tha në Konferencën ndërkombëtare “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve” se ka edhe sulme kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Kemi bërë një rrugë të gjatë por ndikimet e papërshtatshme dhe ndërhyrjet në çështjet e gjyqësorit vazhdojnë. Marrin forma të ndryshme, marrin dhe formën e sulmeve ndaj reformës në drejtësi por dhe formën e sulmeve kundër gjyqtarëve e prokurorëve” tha Alexis Hupin, i ngarkuar me punë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë në Konferencën ndërkombëtare “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve”, tha ai.


Mes të tjerash zyrtari vlerësoi rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

“E ardhmja është në duart tuaja. Vettingu vendosi standard të reja dhe ILD ka detyrë të ruajë këto standarde” pohoi Hupin.




Skip to toolbar